Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Boterori, te gjithe syte tek Erkandi

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Sport - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Endi Tufa

Në Botërorin e peshëngritjes në Paris garuan dje dhe dy sportistët Briken Calja e Daniel Godelli, ndërsa të dy kanë dështuar në paraqitjet e tyre. Në dygarësh Calja ngriti 312 kg duke u renditur në mesin e klasifikimit në baterinë B për peshën 69 kg, ndërkohë që Godelli ngriti në dygarësh 311 kg duke qëndruar pranë shokut të skuadrës në klasifikim. Ky rezultat sipas trajnerëve ishte i pritur deri në njëfarë mase, pasi këta sportistë që kur janë nisur nga Tirana kanë qenë të dëmtuar dhe nuk ishin në maksimumin e tyre. Ndërkohë, sot pritet shpresa e vetme e mbetur për kualifikim.

Gjithçka me sa duket do të jetë në duart e Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut, dy sportistët të cilët marrin pjesë në garën 77 kg në baterinë A. Pas garës së tyre do të mësojmë përfundimisht se sa sportistë do të kemi mundësi të çojmë nga sporti i peshëngritjes në Olimpiadën “Londër 2012”, gjithsesi në kuotën e pesë sportistëve jemi në këtë moment, por a do të mund të konfirmojmë këta a më shumë gjithçka varet nga rezultati i tyre. Ndërkohë, Romela Begaj peshëngritësja shqiptare e cila dy ditë më parë ngriti 213 kg në dygarësh në baterinë B, ndërkohë që falë surprizave në baterinë A në përfundim të garës arriti të marrë medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes.

Ky sukses i peshëngritëses shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re e pa u përmendur edhe nga organizatorët e këtij kampionati botërorë të Parisit. Një ditë pas përfundimit të këtyre garave, një koment i Federatës Botërore të Peshëngritjes vlerëson dhe veçon garën e Romela Begajt duke e cilësuar gjithashtu si një rezultat surprizë. Ka qenë një paraqitje jo e mirë e pretendentëve kryesore për medalje në baterinë A gjë që i hapi rrugën sportistes sonë e cila ka arritur të sigurojë dy “bileta” kualifikuese për Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia mposht Katarin 2-1

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 75 here.
Shqiperia mposht Katarin 2-1Erjon Bogdani Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen miqësore përballë Katarit. Ndeshja e luajtur në Madrid ka përfunduar me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ka përfunduar 0-0 ndërsa që në minutën e parë të pjesës së dytë kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh me anë të Elis Bakajt. Rezultati është dyfishuar katër minuta më pas me anë të golit të realizuar nga Erjon Bogdani, me anë të penalltisë. Ndërsa ekipi i Katarit ka arritur të ngushtojë diferencën tre...Lexo te gjithe artikullin »


» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit