Publikuar me : 28.07.2011 Ne :
Kulture - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Del sot në qarkullim libri që dokumenton zhvillimin e ngjarjeve më të këqija që jetoi Piramida nga vjeshta 2010 deri më sot. Dedikimi për objektin që mëse njëzet ngrihet përgjatë bulevardit të kryeqytetit dhe është bërë një simbol i tij, megjithë destinacionin si mauzole i diktatorit Enver Hoxha, është ky: “Piramida e Tiranës – e hijshme, e braktisur, e rrezikuar”.
Përmbledh 42 shkrime nga 50 autorë që janë shprehur kundër shembjes së objektit, vendim që është marrë javët e fundit nga Parlamenti Shqiptar, a më saktë nga pozita e djathtë. Autorë si Maks Velo, Enver Faja, Fatos Lubonja, Artan Shkreli, Rexhep Qosja, Andrea Stefani, Fatos Baxhaku, Gjergj Erebara, Ermal Hasimja etj.. që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe opinionin e specializuar të arkitektit, inxhinierit, publicistit, shprehin qëndrimin kritik dhe satirik ndaj këtij vendimi arbitrar të pushtetit politik.
Shumë prej autorëve e vënë në dukje absurditetin e deklaratave të vetë kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Por kryeministri e paraqet më së miri veten për këtë çështje me një shkrim që hap këtë album dokumentar.
“Piramida e Tiranës – e hijshme, e braktisur, e rrezikuar” botim i përgatitur nga Ardian Klosi dhe Artan Lame, prezantohet në orën 11.00 në Hotel Tirana me pjesëmarrjen e autorëve, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasadave, institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare.