Publikuar me : 16.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në luftë kundër krizës së euros, Banka Qendrore Evropiane (BQE) javën e kaluar bleu disa borxhe shtetërore të shteteve më të dobëta financiarisht. Borxhet arrijnë në vlerën mesatare 22 miliardë euro.
BQE-ja në deklaratën për mediat nuk bëri të ditur vendet nga të cilat janë vlerë borxhet. Vëzhguesit mendojnë se ato kanë qenë kryesisht borxhe të shteteve të cilat kanë borxhe të mëdha si Spanja dhe Italia.
Faktikisht Banka Qendrore Evropiane ndihmon me blerjen e borxheve shtetërore në vendet e euros që kanë rënë në vështirësi financiare, që të mbeten financiarisht likuide.
Banka qendrore ka blerë gjithsej 96 miliardë euro borxhe shtetërore, kryesisht nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda dhe gjithë kjo iniciativë është bërë vetëm për të shpëtuar monedhën më të re, atë evropiane.