Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po bënë përpjekje për të bler borxhet e disa vendeve në Eurozonë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë BQE me anë të një deklarate për mediat ku theksohet se qëllimi është mbajtja nën kontroll e përhapjes së krizës evropiane të borxheve.
Një javë më parë BQE bleu 3.36 miliardë euro borxhe shtetërore të vendeve më të ngarkuara. Nga maji i vitit 2010 deri tani kjo bankë ka blerë mbi 211 miliardë euro borxhe nga vendet evropiane.
Guvernatori i BQE-së Mario Dragi, u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të fillojnë sa më parë “mekanizmin evropian të stabilitetit financiar”. Sipas Dragi, mekanizmi do të parandalojë përkeqësimin e vlerësimit të kredive sovrane.