Publikuar me : 11.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 104 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, kërkon një vendim pozitiv nga ana e këtij institucioni për blerjen e borxhit të shtetit italian. Lajmin e publikon agjencia e lajmeve Reuters, e cila u referohet burimeve në BQE. Sipas tyre, pas një video-konference që Këshilli Drejtues i Eurotower do të mbajë sot, nuk do të ketë asnjë komunikatë zyrtare.
“Nëse do të vendoset në favor të ndërhyrjes, – bën të ditur i njëjti burim, – Banka Qendrore Europiane dhe bankat e tjera do të nisin blerjen e obligacioneve me hapjen e tregjeve mëngjesin e së hënës”.
Ndërkohë, G20 ka mbajtur mëngjesin e së dielës një video-konferencë mbi krizën e borxhit në Europë dhe pozicionin e ri të SHBA-së sipas Standard &Poor’s, por nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.