Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Brace Berisha - Olladshi, paguajne 3 taksa ne bashki

Publikuar me : 20.04.2011 Ne : Politike - 140 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist, Erion Brace, ka hedhur dje poshte pretendimet kandidatit demokrat per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha se kryeqytetasit paguajne 82 taksa te detyruara. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i Partise Socialiste sqaroi se jane vetem 3 taksa qe paguajne qytetaret e Tiranes dhe per kete ai publikoi fatura te paguara nga zyrtare te mazhorance si detyrim ndaj Bashkise me te madhe ne vend.


Per te vertetuar kete gje, zyrtari socialist paraqiti arketimin e taksave te paguara nga bashkeshortja e kryeministrit, Liri Berisha, nga djali i kryeministrit Shkelzen Berisha dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.


Lulezim Basha ka 3 jave qe po ju thote qytetareve se paguajne 82 taksa ne Tirane. Ky eshte mandat arketimi i taksave te paguara nga zonja Liri Berisha jane vetem 3 taksa, ne vlere 9180 leke ose 765 leke ne muaj ( per shkak te shtepise 175 metra katrore).


Ky eshte mandat arketimi i taksave te paguara nga zoti Shkelzen Berisha jane vetem 2 taksa, ne vlere 5500 leke ose 458 leke ne muaj. Ky eshte mandat arketimi i taksave te paguara nga zoti Sokol Olldashi jane vetem 3 taksa, ne vlere 7600 leke ose 633 leke ne muaj. Lulezim Basha genjen!, - pergenjeshtroi Erion Brace, deklarimet e kandidatit te mazhorances per Tiranen.


Disa dite me pare, kandidati i mazhorances premtoi se do te heqe 60 taksa nga 85. Ne qeverisjen qendrore kemi nje One stop Shop qe funksionon, ku e merr lejen per 30 minuta nga 45 dite qe ishte me perpara. Nuk kemi te njejten gje ne Bashkine e Tiranes. Nje flete qe fotokopjon aty, kushton 4 mije leke te vjetra. Nje certifikate ekstra qe Bashkia kerkon per importin e lekures kushton 20 mije leke te vjetra.


Ne total behen 85 taksa e tarifa. Kam listen e plote, nga me qesharaket e deri me te shtrenjtat, dhe une kam thene qe 60 prej tyre do ti heq, - premtoi kandidati i Partise Demokratike, Lulzim Basha.


Per deputetin e Partise Socialiste, Erion Brace, sot ne Tirane cdo familje paguan vetem 3 taksa ne muaj dhe vlera mesatare e tyre arrin ne 550 leke. Vetem 550 leke ne muaj qe eshte me pak se 600 leke ne muaj TVSH per 1 buke ne dite, 800 leke ne muaj TVSH per nje fature te energjise elektrike, 909 leke ne muaj TVSH per nje fature telefoni te thjeshte. E keshtu me radhe me cdo fature e cdo produkt qe blen.


Lulezim Basha genjen!, - sqaroi anetari i Kryesise se selise roze. Sipas tij, sot ne Tirane, cdo familje i paguan 550 leke ne muaj Bashkise, nderkohe qe nje familje me te ardhura mesatare i paguan 35000 leke ne muaj qeverise, pra 70 here me shume.


Ne lidhje me keto deklarata qe i behen opinionit publik, nenkryetari i grupit parlamentar Socialist thote se kane si qellim genjimin e qytetareve. Me qarte, ne cdo 100 leke taksa, nje familje ne Tirane 1.6 leke ja paguan Bashkise dhe 98.4 leke ja paguan Qeverise. Lulezim Basha eshte ne kete gare per te genjyer, ndaj ka humbur qe ne nisje, - deklaroi Brace.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit