Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Brace Ne KQZ per te parandaluar aktin

Publikuar me : 18.05.2011 Ne : Politike - 214 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dje ne oren 20 e 20 minuta deputetet socialiste vendosen qe te dilnin nga institucioni i KQZ-se. Ata qendruan ne pritje te rifillimit te mbledhjes dhe kur u shuan te gjitha shpresat, vendosen te largohen. Ne emer te deputeteve socialiste foli nenkryetari i grupit parlamentar Erjon Brace, i cili pohoi se do te jene serish aty mengjesin e sotem.


Erdhem ne mesdite per te ndjekur mbledhjen e hapur dhe publike te KQZ si perfaqesues te mijera zgjedhesve qe ne perfaqesojme. Nuk shkelem asnje ligj, por respektuam te gjitha normat. Per fat te mire kapem kreun e KQZ-se dhe tre anetare duke shqyrtuar per te marre vendim mbi nje akt te paligjshem, qe synon te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve ne tavoline. Kjo eshte nje sjellje kriminale e njeanshme, te cilen Ristani dhe anetaret e djathte e kane konsumuar qe nga viti 2009.


Ne ishim ketu te asistonim marrjen e vendimit ligjor qe shpall rezultatin per bashkine e Tiranes, i cili eshte i administruar nga 10 KZAZ dhe nje e 11, e cila ne shkelje te ligjit nuk ka mundur te nxjerre nje tabele permbledhese. Por ne vend te saj jane 85 procesverbalet e cdo njesi votimi. Keto procesverbale shpallin fitoren e Edi Rames. Ky eshte vendimi qe duhet te merrte sot KQZ. Por ne vend qe te merrte kete vendim, Ristani dhe tre anetare te tjere bejne nje akt te paligjshem per te ndryshuar kete rezultat ne tavoline.


Arben Ristani dhe tre anetaret e tjere braktisen detyren dhe deri me tani nuk jane kthyer ne sallen e mbledhjeve te KQZ, ku ne prisnim vazhdimin e mbledhjes. Edhe pse anetaret e tjere kerkuar mbledhjen e KQZ, sipas ligjit per certifikimin e rezultatit, Arben Ristani dhe tre anetaret e tjere nuk jane paraqitur.


Eshte Arben Ristani qe kerkon nje konfrontim mes deputeteve dhe Policise, e cila ka tejkaluar kompetencat. Stadiumi eshte mbushur i teri me police dhe forca speciale. Qe para tre ditesh, sipas nje plani te policise, perkunder asaj qe thote kodi zgjedhor, FNSH nga Elbasani, Shkodra dhe Durresi e Fier etj, jane nisur drejt Tiranes. Ne momentin kur Ristani ka braktisur detyren ka therritur policine te konfrontohet me deputetet.


Ne duam te ju bejne me dije qe per sa kohe qe KQZ nuk mblidhet ne do te jemi neser prape ketu, pavaresisht vullnetit te policise dhe FNSH-se, per te asistuar sipas ligjit ne mbledhjen e KQZ. Bashke me ne neser do te jete cdo shqiptar qe do te vije ketu para KQZ-se qe te asistojne ne nje mbledhje te hapur dhe publike per te ushtruar pergjegjesine si votues deri ne momentin qe KQZ do te marre vendimin ligjor per njohjen e fitores se Edi Rames,- tha Brace ne emer te deputeteve socialiste.


Reagimet e deputeteve socialiste


Shegush Ligori
Ajo qe perben shqetesim serioz eshte nese KQZ e shtyu vendimin e radhes apo do te anuloje marrjen e atij vendimi qe eshte nje puc qe Sali Berisha te marre me forcen e kartoneve te ushtareve te tij ate qe nuk mori me vote. Ne jemi deputete te zakonshem dhe do jemi neser per ta marre votat e popullit ne tavolinen KQZ. Nderkohe qe KQZ kishte detyre te mblidhte tabela dhe te shpallte fituesin qe te gjithe e pame, Edi Rama.


Gazmir Bizhga
Veprimi i KQZ-se eshte teresisht absurd. KQZ-ja ne vend qe te shpallte rezultatin e Tiranes ka nderprere fundin, situata absurde vazhdon edhe me rrethimin qe i eshte bere KQZ-se nga forcat e policise. Kjo nuk do te na ndale neve te vezhgojme kete situate. Do ruajme ate cka populli na ka dhene me te drejte, fitoren ne Bashkine e Tiranes. Kete rezultat nuk na e vjedh dot as Ristani as Berisha.


Fatmir Toci
Me duket nje qendrim absurd i Ristanit dhe atij qe e urdherojne, aq me teper se nuk ka pasur asnje shenje per prishjen e vendimmarrjes se KQZ. Nuk e kuptojme shqetesimin e zotit Ristani qe ato vendime qe ja kane shkruar ne leter ta thoje para nesh. Projektvendimi bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe me ligjet e vendit, eshte absurde qe do te merret tani ne fund te procesit per tia dhene pushtetin ne tavoline dikujt tjeter qe nuk ja kane dhene votat populli.


Vasilika Hysi
Deklaratat e sekretarit te KQZ se deputetet socialist po bllokojne punen dhe po ushtrojne presion eshte e rreme. Ne jemi ligjvenes dhe mbledhjet e KQZ jane te hapura dhe asnje nuk eshte i ndaluar te marre pjese. Nuk e di per ke eshte thene se eshte ushtruar presion nuk e di se si nje perfaqesues ligjor mund te ushtroje presion. Nese KQZ ndihet ne presion nga nje urdher politik, atehere eshte problemi i tij.


Eduard Shalsi
KQZ te certifikoje rezultatin e Tiranes i cili gjendet dhe eshte i firmosur ne te gjitha procesverbalet. Kjo eshte nje vendimmarrje politike, Berisha po e fut vendin ne nje hulli te rrezikshme. Ne kemi te gjitha procesverbalet e firmosura nga te gjithe anetaret e KZAZ-ve, kjo eshte nje tentative e Berishes per te marre pushtetin. Ai po thote se ligji jam une. Vendi po hyn drejt nje rruge te rrezikshme.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit