Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Brace, ne prokurori per kercenimet e Kadriovskit

Publikuar me : 07.01.2011 Ne : Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputeti socialist ka deshmuar perpara prokurorit Genci Qano, se si e ka marre kercenimin dhe cfare ka ndodhur me pas


TIRANE - Deputeti i Partise Socialiste, Erjon Brace eshte paraqitur dy dite me pare ne prokurorine e kryeqytetit per te dhene deshmine e tij ne lidhje me kercenimin qe ka pesuar nga trafikanti nderkombetar i lendeve narkotike, Daut Kadriovski.


Ka qene ora 11 00 e dites se merkure, kur ne ambientet e institucionit te akuzes ne kryeqytet, eshte paraqitur me deshiren e tij deputeti Erjon Brace, i pashoqeruar me njeri. Ai eshte ngjitur ne katin e trete te nderteses se akuzes duke shkuar direkt ne zyren zv.prokurorit te rrethit, Genci Qano. Ky i fundit, me ndihmen e oficerit te ceshtjes, ka marre dhe administruar deshmine e deputetit Brace per CD-in me akuzat e Kadriovksit, duke treguar menyren se si i kishte rene ne duar materiali.


Deputeti Erjon Brace, eshte paraqitur me vullnetin e tij te lire per te dhene shpjegime ne lidhje me deklarimet e bera publike nga ana e tij ne nje konference per shtyp pak dite para nderrimit te viteve.


Nuk mund te japim shume detaje te kesaj seance pyetje-pergjigjesh per shkak te sekretit hetimor dhe ndjeshmerise se ceshtjes, - thane zyrtaret e institucionit te akuzes per Shekulli-n. Por, ne menyre konfidenciale keto burime u shprehen se deputeti Brace, ka dhene shpjegime per rreth dy ore, duke treguar te gjithe rrugen se si i kishte ardhur ne duar ky disk me video.


Sipas dosjes hetimore, ka qene data 22 dhjetor 2010 kur deputeti Brace ka dale ne nje konference per media, duke denoncuar kercenimet dhe shantazhet drejtuar atij dhe kreut te Partise Socialiste (PS-se), Edi Rama. Nje dite me pas, drejtuesi i Prokurorise se Tiranes, Sokol Malaj, pasi ka marre kallezimin penal te PS-se, ka urdheruar regjistrimin e procedimit penale ndaj shtetasit shqiptaro-maqedonas, Daut Kadriovski, per akuzen e shpifjes per shkak te detyres.


Pas publikimit te kesaj CD-je, deputeti Brace eshte shprehur i habitur dhe ka kerkuar nga prokuroria te vleresoje koincidencen, kur vetem pak dite para se te publikohet kjo CD kryeministri Sali Berisha, ne Kuvend, i kujtoi kreut te PS-se, Rama, dhe deputetit Brace emrin e Kadriovskit. Disa dite me pas, publikohet kjo CD-i me kercenime dhe shantazh ndaj kreut te PS-se, Rama, deputetit Brace, si dhe thuajse te gjithe funksionareve te qeverise gjate viteve 1998-2003.


PROFILI

Kush eshte bosi i droges, Kadriovski

Daut Kadriovski eshte nje nga boset me te vjeter te droges ne Europe. Nje nga anetaret themelues te grupimit Ujqerit Gri te Romes ne Itali, Kadriovski kontrollonte trafikun e heroines. Per here te pare ai ka ardhur ne Shqiperi ne vitin 1992 dhe menjehere ndryshoi emrin ne Daut Kadriu. Bosi i heroines ne Shqiperi ishte i regjistruar si pronar bingosh.


Me pare, ai ishte bere i njohur ne te gjithe Europen pas arrestimit dhe arratisjes spektakolare nga burgu ne Gjermani.


Ne vitin 1985, Daut Kadriovski u prangos per trafik droge duke u cilesuar si nje nga pikat kyce te trafikut te heroines nga vendet e lindjes. Por, teksa ishte ne pritje te nisjes se gjyqit, ai arriti qe te arratisej nga burgu.


Policia e ndoqi nga pas dhe e plagosi ne nje kembe, por nuk mundi ta kape. Goditja e plumbit i kishte shkaterruar te gjithe femurin, por per bosin e droges nuk kishte asgje te pamundur. Ai ka zevendesuar kocken me te gjate te trupit te nje njeriu me nje shufer te shtrenjte platini. Pas arrestimit tha se ishte i vetmi material qe nuk i bente alergji me mishin.


15 vjet me pas, nga kjo histori atij i kishte mbetur vetem nje shenje e vogel dhe fakti qe calonte. Por per te zhdukur cdo gjurme ai beri nje operacion plastik qe i dha pothuajse nje fytyre te re.


Per te zhdukur cdo gjurme te fytyres se tij te meparshme, Daut Kadriovski duhet te fshinte njeriun qe e ndihmoi. Kirurgu qe beri operacionin e tij u vra pak kohe me pas. Policia gjermane akuzoi Daut Kadriovskin si autorin apo urdheruesin e vrasjes, por kjo nuk u provua asnjehere.


Pas kesaj, ai levizte ne Europe duke perdorur 20 emra te ndryshem. Identiteti i tij i preferuar ishte Mehmet Ajdini, por ne banesen ku jetonte ne Tirane iu gjeten tri pasaporta, shqiptare, turke dhe jugosllave me emrat Daut Kadriu, Daut Kadriovsi dhe Daut Kadrijevski. Ne gjykate, ai paraqiti edhe nje pasaporte te nxjerre ne Bulqize me emrin Ismet Caka. Pas shume vitesh arrati ai u prangos ne Golem dhe u ekstradua drejt Italise ku vuajti rreth tete vjet burg. Pas lirimit, ai u kthye ne Maqedoni nga ku ka vendosur qe te kercenoje kreret e opozites shqiptare.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PD-PS vendosin per numerim elektronik

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 71 here.
PD-PS vendosin per numerim elektronikQendër e numërimit të votave / foto arkiv Dy partitë kryesore kanë arritur më në fund të bien dakord për procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. Pas rezervave të shprehur nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it, PD dhe PS kanë modifikuar qëndrimin por në fund është rënë dakord për numërim elktronik. OSBE/ODIHR shprehën shqetësim për dështim të zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion për implementimin e kësaj praktike, që...Lexo te gjithe artikullin »


» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se
» Komando ne Bosnje NATO na dekoroi, ministria s’na jep parate
» Ambasadori holandez Presidenti, gjitheperfshires dhe ne raundin e pare
» Sondazhi Greqia, vend i padeshiruar edhe ne NATO
» Presidenti konsensual, Meta ve ne prove aleancen PD-LSI
» Ambasadori i Suedise Presidenti te jete konsensual
» SHBA, Berisha takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit