Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Braktisi foshnjen, nena Se rris dot

Publikuar me : 27.04.2011 Ne : Kronike - 311 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje dite pas braktisjes se foshnjes se saj vetem 1-javeshe ne nje bunker ne lagjen 1 te Pogradecit, nena 32-vjecare, Valbona Xh., tregon rrjedhen e ngjarjes dhe arsyet e verteta te braktisjes se foshnjes.


Kam presione ne familje. Kam bashkejetuar per 3 vjet me nje person, me te cilin kam edhe nje femije tjeter. Por tashme jam ndare dhe per mua eshte shume e veshtire pasi me duhet te jetoj ne shtepine e sime meje dhe me duhet te perballem me dhune psikologjike e jo rralle edhe fizike te tim vellai, rrefen Valbona.


Ajo thote se lindjen e femijes e kreu me operacion ne maternitetin e Pogradecit dhe doli qe aty te henen dhe menjehere i shkoi mendja te braktiste foshnjes. Nuk kisha cbeja.

Im vella me kishte thene qe se donte ne shtepi kete femije. Isha teper e trishtuar. Me duhej te gjeja nje zgjidhje dhe mendova se kjo ishte zgjidhja e duhur, edhe pse vetem pak ore me vone e kuptova realisht qe kisha bere zgjedhjen e gabuar, thote nena 32-vjecare.


Por drama e saj nuk perfundon ketu. Ajo thote se kushtet ekonomike jane teper te veshtira. Por edhe pse ndien pendim ajo i eshte drejtuar maternitetit te Pogradecit, ndersa thote se femija i saj do te jete me mire ne jetimore.


E dua tim bir, por nuk kam asnje mundesi ekonomike per ta mbajtur, pa llogaritur ketu presionet e familjes. Besoj do te jete me mire ne jetimore, vijon me tej mes lotesh gruaja.


Nderkohe drejtuesit e maternitetit te Pogradecit konfirmojne rastin, ndersa tregojne se 32-vjecarja doli te henen nga materniteti. Foshnja ndodhet ende ne kete institucion ne gjendje te mire shendetesore.


Lidhur me rastin reagoi edhe zyra e ndihmes sociale ne bashki, duke i ofruar ndihme ekonomike nene 32-vjecare dhe duke nisur te gjitha procedurat per perfitimin e nje banese me qira nga nje qender sociale, ne menyre qe gruaja te mund te jetoje me vete me dy femijet e saj. Mesohet se foshnja do ti jepet serish nenes pas regjistrimit ne zyren e gjendjes civile.


Policia e Pogradecit e ndaloi gruan te henen nen akuzen e braktisjes se foshnjes se mitur dhe pas marrjes ne pyetje e liroi per tu hetuar ne gjendje te lire.


Nuk eshte rasti i pare qe ne qytetin e Pogradecit ndodhin braktisje te femijeve. Pak muaj me pare nje bebe e porsalindur u gjet ne kazanin e plehrave.


Deshmitarja Gruaja e la foshnjen ne bunker


Ngjarja ndodhi pasditen e se henes ne lagjen nr.1 te Pogradecit. Bebja 1-javeshe u gjet nga pastruesja e sherbimit ne nje lulishte.


Arta Berberi thote Shkova per te blere buken kur pashe nje grua me te zeza te dilte nga nje bunker. Bera disa hapa dhe degjova te qarat e nje foshnje. Aty fillova te bertisja e te kerkoja ndihme, pasi ne bunker gjendej nje foshnje.


E ndoqa me vrap edhe zonjen, por ajo me tha se femija sishte i saj. U futa vete ne bunker dhe bebja e kishte te mbyluar fytyren me kuverte dhe siper saj nje tulle. Mendoj se donte ta vriste. E mora foshnjen dhe iu drejtova maternitetit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit