Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Rajoni - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tre muaj pas shpërthimit të provokuar nga një rrjedhje gazi në një restorant, Rio de Zhaneiro bëhet sërish skenë e një tragjedie të ngjashme. Shembja e dy ndërtesave ka shkaktuar vdekjen e dy personave në qendrën historike të qytetit.
Shembja e mureve të ndërtesës 18 katëshe ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, shkaqet e të cilit nuk janë zbuluar ende. Rënia e mureve të ndërtesës ka shkaktuar shembjen edhe të një ndërtese 9-katëshe ngjitur me të.
Operacioni i policisë u ka shpëtuar jetën 4 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një tjetër ndërtesë afër pallateve të shembura.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, në momentet e para është ndier një erë e fortë gazi, çka ka hedhur hipotezën se një rrjedhje gazi mund të jetë shkaku i ngjarjes.