Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Brecht&Weill, dy net nen qiell te hapur

Publikuar me : 09.09.2011 Ne : Kulture - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Elsa Demo

E mendoni një botë lypsarësh e prostitutash, një botë të allishverishit e korrupsionit në Odeonin antik të Apolonisë, përballë shkallëve prej guri, në mes gjelbërimit të një qyteti pa banorë dhe me sfond tempullin madhështor të Agonotetëve? Një vrasje Çezari po, siç i përfytyron Felini burrat me tunikë në “Romën” moderne.

Më e lehtë ndoshta se të përfytyrosh si mund të jetë vënia në skenë e “Opera për tri grosh” nga regjisori Milto Kutali me aktorë dhe muzikantë të rinj. Sepse shfaqja premierë e të dielës mbrëma, ora 20.00, në teatri antik të Apolonisë e pret operën e lypsarëve, kryeveprën e teatrit muzikor nga Bertolt Brecht dhe Kurt Weill, nën qiell të hapur.

“Kam dhjetë vjet që mendoj për këtë vepër dhe gjithnjë e kam ëndërruar me aktorët Ndriçim Xhepa e Yllka Mujo protagonistë” tha dje për “Shekullin” regjisori Kutali. Por as aktorët që ai do donte dhe as skena e teatrit apo e operës ku e përfytyronte, nuk u bënë bashkë ndonjëherë. Në vitin 2004 kur “Opera për tri grosh” pati premierë absolute në Teatrin e Operës dhe Baletit, regjia kaloi nga Milto Kutali në duart e një tjetër regjisor teatri Mihal Luarasit.

Asnjë përvojë e shkuar e këtij lloji nuk i ka lënë brengë Kutalit, kur flet për premierën në Apoloni e gjitha me aktorë, këngëtarë dhe instrumentistë të rinj. Më me përvojë skenike në këtë projekt është këngëtari Erlind Zeraliu dhe aktori i Teatrit Kombëtar Arben Derhemi i cili e njeh mirë veprën. Derhemi është narratori, zbulon situatat dhe lidh episodet. Ai ka qenë Mek Thika në performancën e regjisores Ema Andrea bazuar në “Opera për tri grosh” në Teatrin Kombëtar, tetor 2008. Të dielën, në Natën Magjike të Operës në Apoloni, Mekith është një artist i ri, Redian Mula.

Regjisori Kutali ka parasysh që “Opera për tri grosh” është teatër muzikor që nuk kërkon as vetëm këngëtarë të shkëlqyer në zë dhe as vetëm aktorë të shkëlqyer në interpretim. Për shembull: roli i Mek Thikës është shkruar për tenor operetash me aftësi shumë të mira aktrimi. Roli i Polit është shkruar për soprano edhe ajo me aftësi për të aktruar, apo  roli i zotit Piçum i shkruar për një aktor që duhet të këndojë pjesë për bass-bariton.

Në zgjedhjen e të rinjve, disa studentë akoma, Milto Kutali e ka mbajtur parasysh këtë parim i cili nga mënyra si aplikohet bën të dallohet njëra shfaqje nga tjetra.

Sa për mesazhet, Kutali e vlerëson “Opera për tri grosh” një vepër pa kohë dhe pa moshë.

Një opera nën qiell të hapur? “Mos u shqetësoni për akustikën! Është e mrekullueshme”, thotë Kutali pa e ndjerë të nevojshme të kujtojë se Odeoni i Apolonisë që ruhet mjaft mirë është ndërtuar nga mjeshtërit e kësaj pune katër shekuj para erës së re. Vlerat e tij janë rizbuluar vitet e fundit me aktivitetet festivalore të teatrit apo koncerteve.

Është përvoja e dytë e Kutalit me një opera në Odeon. Vitin e kaluar në Netët e Apolonisë vuri në skenë operë “Silvano” e Mascagnit.

Sa për orkestrën kjo nuk është aq në dorë të tij. Dhe vështirësia e vënies në skenë të “Operës për tri grosh” qëndron pikërisht te zhvendosjet e muzikës në episodet dinamike të dramës dhe karakteret e larmishëm.

“Opera për tri grosh”, vepra e një stili të ri brehtian, u shkrua me një qëllim. Brehti donte të mos i jepte aq shumë rëndësi tekstit sa në veprat e tjera, por subjektit në formën e një skenari. Si e tillë ajo u shkrua e lidhur ngushtë me momentin historik që po kalonte Gjermania në periudhën ndërmjet dy luftërave, kur ky vend ishte mbërthyer nga mjerimi ekonomik. Brehti krijoi një botë lypsarësh, hajdutësh, prostitutash, marrëdhënie të lehta e të paqëndrueshme mes njerëzve, të gjithë në kërkim të një biznesi për t’u bërë nga pak kapitalist, me protagonistë si lloji i Xhonatanit, Lusit, Polit…

Gjermania është vendi ku lindi kjo vepër e Bertold Brehtit (1898-1956), shkruar dhe vënë në skenë në 1928, vepra e parë e dramaturgut që pati sukses të menjëhershëm komercial. Ndërsa dimensioni i saj muzikor u rrit po asaj kohe për faktin se në Berlin pati një atmosferë mjaft të favorshme për operën, sidomos për operën moderne, të llojit “jazz opera” apo “opera house”.

“Opera për tri grosh” shërbeu si goditje e drejtpërdrejtë ndaj operës vagneriane, dhe nëpërmjet elementëve të saj socialë e çoi teatrin tek publiku i gjerë më tepër se sa tek ai elitar. Efekti i muzikës së Kurt Weill-it gjithashtu ishte i menjëhershëm. Kritika e bazon arsyen për suksesin e saj, në faktin që ndryshe nga dramat e mëvona të Brehtit, kjo nuk përmban elementë politikë. Në fakt sipas kritikës, po për këtë arsye, “Opera për tri grosh” duhet të ketë qenë një krijim krejt i rastësishëm, brilant, por jo një dramë e përkryer.

Gjatë vitit 2011 vepra e Brecht-Weill-it është shfaqur nga Kalgari në Napoli, Lisbonë, Nju Jorku, San Diego, Dortmund, Shën Petërburg, dhe në shumë teatro të botës.

Premiera për në Apoloni pati disa ditë përgatitje në teatrin veror të Akademisë së Arteve në Tiranë, ku do të shfaqet më 13 qershor, ora 20.00.

Festivali Netët e Apolonisë mbështetet nga Bashkia e Fierit, Ministria e Kulturës dhe organizma të tjerë dhe zhvillohet në kuadër të programit Evropian IPA Adriatic.

Weill flet për muzikën e tij

Muzika e Opera për tri grosh e pëlqyer në masë dhe që fitoi menjëherë famë, është rezultat i talentit të jashtëzakonshëm të Kurt Weill-it. Nuk është për t’u çuditur që kompozitori i kishte quajtur “të shenjta” muzikën dhe orkestrimet e tij dhe kishte këmbëngulur për rëndësinë e kishte kombinimi muzikor (Klangbild) në gjithë krijimtarinë e tij.

“Tani që kam kryer punë me “Operën e lypsarëve”, them se kam shkruar një pjesë të mirë dhe disa numra, së paku muzikorë, ka mundësi që shumë shpejt të bëhen popullore.” Weill i shkruan botuesit të tij 10 ditë para premierës së “Operës për tre grosh” më 1928.

Në një letër drejtuar një teatri në Zvicër kompozitori shënon: “Në njëzet vjet jetë, “Opera për tri groshë” është bërë klasike, dhe mijëra shfaqje që janë vënë në skenë kanë provuar se forcën e saj artistike dhe ndikimin e saj të madh te publiku. Në shkollat e muzikës ajo merret si shembull për orkestrimin mjeshtëror i realizuar me mjete modeste, dhe deri më sot, askush s’e pasur idenë se ky rezultat duhet të përmirësohet… Por në asnjë rast nuk kam për të lejuar që muzika ime të ndryshohet arbitrarisht.”

Ja dhe një kuriozitet tjetër që Weill ia shpreh Lenias më 1930, aktore në shfaqjen e parë të “Operës për tri groshë”: “Stravinsky është vërtet i entuziazmuar nga “Opera për tri grosh”… Duket se vetëm prej tokës gjermane mund të vinte një vepër e tillë, por si një përzierje krejtësisht e re e Shekspirit me Dikensin. Ai tha se muzika është e përkryer. Mendoj t’ia dërgoj menjëherë të gjitha regjistrimet, sepse dëshiron ta ketë pjesën gjithnjë me vete.”

 

Realizuesit

Regjia: Milto Kutali,

Dirigjent: Valmir Xoxa,

Skenografia: Beqo Nanaj,

Kostumet: Oriana Kamberi.

Aktorë dhe solistë lirikë, rrëfyesi: Arben Derhemi, Meki: Redian Mula (aktor)/Erlind Zeraliu (solist), Poli Piçum: Oriana Cama (aktor)/Nina Muho (soliste), Zoti Piçum: Ledion Papagjoni (aktor)/Ogert Islami (solist), Zonja Piçum: Xheni Demi (aktor)/Ivana Hoxha (soliste), Xheki Braun: Valdrin Asani, Lusi Braun: Xheni Demi/Regesta Nikolla (aktore)/Rezarta Qevani (soliste), Banda Mekit: Aldi Matarrangasi, Florian Hoxha, Aldi Hysotoçi, Odion Brozha, Olta Cali, prostituta: Regesta Nikolla.

 

Apolonia Band Orchestra

Flaut & Picolo: Orjeta Nishani, klarinetë: Bashkim Barbullushi, sax sopran: Erind Mesiti,  sax alto: Sentilian Duli, sax tenor: Indrid Kordaliu, sax bariton dhe fagot: Fatos Jaho, tromba I: Reinald Foci, tromba II: Regis Laja, trombon I: Ilir Vorpsi, trombon II: Haritjon Laja, kitarë&bench: Admir Doçi, perkusion: Gridi Kraja, perkusion: Edris Kraja, corno: Andrea Canaj, pianoforte: Herton Mikeli.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Historia jone e dendur me folklor

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 39 here.
Historia jone e dendur me folklorNga provat e shfaqjes "Heronjte e viagres" Valeria Dedaj “Heronjtë e viagrës” janë heronj fiktiv të një shoqërie që gjithnjë ka vuajtur për të pasur udhëheqës shpirtërorë. Komedia epike e Bashkim Hoxhës, njëherësh regjisor i saj, trajton këtë fenomen të trashëguar nga tradita si shqetësim aktual. Vepra është prodhim i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit që drejtohet nga Hoxha. Ai flet shkurt për projektin që do ta ketë premierën më 25 maj,...Lexo te gjithe artikullin »


» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit
» Lamtumire maestro!
» Underground
» Viti i dyte vazhdon me shlyerjen e borxheve
» Nje kengetar ne gjuhen latine per Carl Orff-in
» Kuaj dhe bicikleta. Po viti ’97?
» Vlore, mbyllet Aulona Folk

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit