KRIZA EKONOMIKE/ Nuk mund te flitet aq per nje ulje te numrit te pushuesve sesa per faktin qe ata nuk konsumojne
Ne qytetet kryesore bregdetare ka filluar te ndihet mungesa e parave nga personat qe qarkullojne ne to
Numer i larte pushuesish, por... nuk ka para. Kjo eshte ajo cka po ndodh me turizmin shqiptar, te pakten ne bregdet.
Ndersa nga pikat kufitare te vendit deklarohet nje numer me i larte i personave qe kane hyre ne Shqiperi, qofshin keta emigrante shqiptare apo te huaj, nga ana e drejtuesve te turizmit ne qytetet bregdetare behet e ditur se eshte ulur shuma e parave qe jane ne qarkullim. Keshtu, nese me pare konsumoheshin pije te shtrenjta, tashme ato kane dale nga perdorimi.
Njerezit vrapojne ne supermarkete, teksa restorantet kane filluar te mbajne me shume pjata te lira. Hotelet po braktisen dhe njerezit po zgjedhin shtepite ku kane mundesi te gatuajne vete. Por edhe ne rastet kur jane ne hotele, preferojne te shkojne tek fast-food-i perballe sesa ti konsumojne vaktet ne restorantin ne kat te pare.
E gjithe kjo bie ndesh me rritjen e numrit te turisteve, teksa jo pak ankohen se shteti nuk ka politika per turizmin, ndersa pjesa zoteruese jane kosovare e maqedonas (keta te fundit ne renie). Sa per turiste te pjeses se Evropes Perendimore, eshte ende heret te flitet. Ata preferojne fqinjet.
Ne Vlore numri i turisteve kete vit eshte pak a shume i njejte me vitin e kaluar. Por nuk shpenzojne para. Diskoja eshte plot, - thote Albi S. qe punon ne nje nga lokalet ne zonen e Ujit te Ftohte.
- Problemi eshte se nuk ka leke. Nuk ka xhiro. Vitet e tjera dilje me goxha fitim ne fund te dites. Tani as qe mund ta mendosh. Njerezit konsumojne maksimumi nje pije dhe me ate rrine gjithe naten. E nderkohe mesohet se ka rene edhe konsumi i pijeve te shtrenjta.
Pronare lokalesh shprehen se eshte rritur konsumi i kafese, ujit, si dhe pijeve te lira jo vetem ne kafenete e zakonshme, por edhe ne pabet e diskot verore. Sa per pijet e shtrenjta, ato thuajse kane dale nga qarkullimi, pasi askush nuk i blen. I njejti problem eshte edhe me hotelet, ku pushuesit nuk preferojne te konsumojne ushqim brenda tyre.
Shumica e turisteve ne Vlore jane emigrante shqiptare, kosovare, te cilet kane rritje ne numer, maqedonasit, rralle greke dhe italiane (te cilet me teper vijne per shkak te lidhjeve me emigrantet shqiptare).
Nderkohe, per kete vit edhe turistet maqedonas duket se po shenojne nje renie. Kjo per shkak te politikave qe po ndjek shteti fqinj grek, i cili po promovon turizmin e vet pavaresisht problemeve qe ka me Maqedonine.
Burime nga drejtoria e turizmit shprehen se megjithese numri i turisteve eshte pothuajse i njejte me vitin e kaluar, parate qe shpenzohen jane shume me te pakta, duke bere qe numri i larte i turisteve te mos kete asnje ndikim ne turizmin ne kete vend.
Nderkohe behet e ditur se eshte rritur numri i personave qe praktikojne turizmin ditor dhe qe jane shkeputur nga pushimet dyjavore.
Dhe ky fakt mbeshtetet edhe nga drejtoria e turizmit ne Sarande. Prej tyre mesohet se pushimet tradicionale tashme thuajse nuk jane me.
Per shqiptaret mund te flitet per pushime ne nje mesatare 8-10 dite, nderkohe qe per te huajt per pushime 3-5 dite. Qyteti jugor bregdetar ka nje rritje te numrit te turisteve me 10perqind e megjithate kjo nuk ka sjelle rritje te te ardhurave, madje mund te flitet per nje pakesim. Keshtu behet e ditur se turistet preferojne me shume shtepite sesa hotelet.
Ne nje sondazh te kryer nga bashkia ka rezultuar se puna ne supermarkete eshte 3-4-fishuar, pasi njerezit kane zgjedhur tashme te gatuajne, duke iu larguar restoranteve dhe duke ulur punen ne ta.
Keshtu, nese dikur neper restorante konsumonin peshkun e eger e te shtrenjte, tashme ne to behen zgjedhje me te lira. Sa per rritjen e numrit mesohet se vetem nga Korfuzi prurjet ditore kane qene rreth 10 mije vete, te cilet bejne vizita arkeologjike.
Por ata nuk shpenzojne asgje, - thote nje nga personat qe punon me te huajt. - Madje, nuk blejne as nje shishe uji. Thjesht vijne, shkojne te shohin Butrintin e pika te tjera arkeologjike dhe me pas largohen pa shpenzuar fare brenda dites.
Njekohesisht drejtues te linjave interurbane shprehen se ka nje ulje te numrit te udhetareve krahasuar me vitet pararendese. Te lidhur edhe me pronare hotelesh ata shprehen se nese dikur hotelet ishin plot, tashme shume prej te njohurve te tyre dalin dhe kerkojne kliente.
Ne Durres pronaret e shtepive te nxjerrin syte per te te ofruar nje banese, u shpreh nje pushues, ndersa duke bere krahasimin me vitet e tjera thoshte se me pare nuk gjeje vende bosh. Tashme Durresi nuk e ka me gjallerine e dikurshme, ku per te bere aksin Plepa-Ura e Dajlanit te duhej te pakten nje ore.
Shume po zgjedhin turizmin ditor, te tjere jane larguar me ne jug, ndersa edhe hapja e plazheve te reja ka qene nje faktor ndikues per kete qytet, ne plazhin e te cilit nuk vuan me per vend.
Sa per parate e shpenzuara, duket se kriza ekonomike e ka dhene efektin e vet. Pavaresisht deshires se mire, kushdo qe dikur mund te blinte dy birra, tashme i duhet te konsumoje vetem nje.