Tre persona kane shkaktuar panik dhe terror ne periferi te kryeqytetit ne bllokun e pallateve parafabrikate ne Allias, duke qelluar me arme zjarri ne ajer. Mesohet se ky panik eshte shkaktuar nga nje automjet tip Benz me ngjyre te zeze ku mendohet se kane qene tre persona, te cilet kane qelluar ne ajer, dhe jane larguar me shpejtesi nga zona.
Ngjarja qe shkaktoi terror dhe shqetesim per banoret e zones te pallateve parafabrikat ne Allias ka ndodhur rreth ores 17 00 te pasdites se djeshme. Tre personat qe ndodheshin ne mjetin Benz i jane drejtuar ktheses me te afert dhe ne ikje e siper kane qelluar tre here ne ajer. Me pas kane humbur ne rrugicat e lagjes duke mundur te largohen pa u kapur nga vendi i ngjarjes. Nderkohe, kalimtare te rastit kane lajmeruar policine e cila ka mberritur ne vendngjarje.
Nga te shtenat nuk ka patur persona te lenduar apo viktima si dhe nuk eshte konstatuar asnje demtim , pervec panikut, pasi te shtenat ishin te drejtuara ne ajer, bejne te ditur burimet policore. Vetem disa caste pas te shtenave, sherbime te shumta te Komisariatit nr 4 te policise kane mberritur menjehere ne vendin qe jane degjuar te shtenat.
Policia e kryeqytetit vuri ne levjzje dhe sherbime te komisariateve te tjera, duke ngritur postoblloqe per te ushtruar kontrolle mbi automjete te ngjashme me Benzin nga ku u qellua me arme. Nuk dihen ende motivet, apo arsyet nese keta tre persona, kishin per qellim te kercenonin apo godisnin individe konkrete, apo kane qene thjesh te dehur dhe kane qelluar me arme, raportojne burime te policise.