Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bresheri demton te mbjellat, bllokohen disa rruge

Publikuar me : 22.06.2010 Ne : Kronike - 206 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

GRAMSH - Demtohen disa hektare vreshta, pemtari dhe te mbjella nga bresheri ne Gramsh. Shtabi i Emergjencave ne Prefekturen e Elbasanit ben te ditur se mbremjen e se dieles per shkak te reshjeve te vazhdueshme te bresherit jane regjistruar deme kryesisht ne komunen Kuker te rrethit te Gramshit.


Sipas te dhenave nga komuna dhe nga vete banoret demet kane qene te medha sidomos ne vreshta, por edhe ne te mbjella e gjithcka tjeter.


Te shqetesuar ata thone se ka qene nje goditje e madhe per ta, pasi shumica e familjeve mbahen me token, pemetarine dhe vreshtat. Nderkohe, probleme te tjera jane krijuar ne fshatrat e Gramshit per bllokimin e disa rrugeve per shkak te rreshqitjes se dherave.


Ndermarrja e Mirembajtjes se rrugeve rurale ka nderhyre per te bere te mundur berjen te kalueshme te ketyre rrugeve ne zonat e thella rurale.


KONFERENCA
Liqeni i Shkodres, kerkohet shfrytezimi me maturi

SHKODER - Ndryshimet klimatike, energjia e pamjaftueshme, shfrytezimi joracional i perdorimit te truallit, si dhe mungesa e tyre paraqesin kercenim real per liqenin e Shkodres.


Kjo eshte pohuar gjate konferences nderkombetare Liqeni i Shkodres, Gjendja dhe Prespektivat, e organizuar ne Shkoder nga Akademia e Shkencave e Shqiperise dhe Malit te Zi.


Njerezimi po ballafaqohet me sfida dhe transferime globale te paparashikueshme te mjedisit, ndersa duhet reaguar ne kohe per prirjet e vazhdueshme ne keto drejtime u theksua ne konference.


Sipas prof.dr. Niko Pano, specialist e studiues mjedisi, Liqeni i Shkodres paraqet nje nga resurset me te rendesishme te Shqiperise dhe Malit te Zi. E megjithate, sipas tij, aktualisht gjendja ne Liqenin e Shkodres nuk paraqitet e mire.


Luhatjet ne kete liqen jane nga me te medhate qe shkojne nga 4,30 meter deri ne 9,80 dhe i bej thirrje qeverise shqiptare qe te shfrytezoje me me nikoqirllek Drinin e Zi, pasi kjo do te sillte impakt pozitiv te drejtperdrejte ne liqen, tha Pano.


Ne kete konference nderkombetare u theksua domosdoshmeria e aktivizimit te te gjitha mekanizmave, me qellim qe te ruhen pasurite e ketij liqeni, biodiversiteti, trashegimnia kulturore, potencialet ujore etj.


Ne deklaraten e perbashket te akademikeve te dy vendeve te nenshkruar ne mbyllje te kesaj konference, theksohet se Liqeni i Shkodres eshte nje pasuri e madhe, hulumtimet e studimet per kete liqen sipas programit te hartuar mes akademive te shkencave te dy vendeve, duhet te vazhdojne dhe se shfrytezimi i burimeve te jashtme e mbi te gjitha vendimet e marra ne te ardhmen duhet te miratohen vetem atehere kur te vleresohen elementet qe ndikojne ne perberesit e mjedisit jetesor.


Grindjet per pronen, 3 te demtuar ne Berzeshte e Elbasan

Elbasan - Sherret per pronen nuk kane te sosur per shume familje dhe konfliktet mes tyre arrijne deri ne perballje fizike.


Vetem nje dite me pare pasi jane zene me njeri-tjetrin, babe e bir kane sulmuar ish-fqinjet e tyre qe kishin ende pronen ne fshat duke i shkaktuar demtime dhe madje duke i shkaterruar edhe automjetin. Burime te policise bejne te ditur se ka nisur procedimi ndaj shtetasve Hasan Dashi, 61 vjec, dhe djalit te tij Ylli, 22 vjec, me banim ne fshatin Berzeshte.


Ata kane demtuar fqinjet e tyre 70 dhe 38-vjecare duke i shkaktuar atyre plage ne trup. Duke mos mjaftuar kjo, ata i kane thyer me gure edhe xhamat e automjetit tip Benz me targa te Durresit, prone e familjes se demtuar.


Nderkohe, ne Elbasan ne mbremje nje tjeter konflikt eshte regjistruar per pronen. Nje 45-vjecar eshte proceduar sepse ne lagjen Emin Matraxhiu pasi eshte zene me fqinjin e tij 74-vjecar, e ka goditur ate me mjete te forta.


Mesohet se i moshuari pasi ka marre mjekim, ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka proceduar 45-vjecarin Ismet Mana per plagosje te lehte me dashje.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritike

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 33 here.
Tragjedia e Himares, tre te plagosura ne gjendje kritikeBerisha për homazh në Elbasan I PËRDITËSUAR – 21:00 Tre prej vajzave që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndodhen në gjendje kritike. Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar. “Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen....Lexo te gjithe artikullin »


» Rrefimi i nje prej te plagosurave Shoferi humbi kontrollin para ktheses
» Tragjedia e Himares, Barroso mesazh ngushellimi Topit
» Tragjedia e Himares, sot dite zie per 13 viktimat
» Homazhe ne vendin tragjik, Himara e gjitha ne lot
» ‘Hakmarrja per Drejtesi’, prokuroria kerkon 1 vit e gjysme burg per Haten
» Tragjedia e Himares, Topi dhe Berisha homazhe tek “Aleksander Xhuvani”
» Durres, qytetaret dhurojne gjak per te plagosurit
» Vrasesi i Brindizit mund te jete ne Shqiperi
» Tragjedia e Himares, kufomat dergohen gabimisht ne familjet e njera-tjetres
» Pogradec, arrestohet shtetasi i shpallur ne kerkim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit