Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mediat britanike raportojnë se një 22-vjeçar shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe humbi jetën ndërsa u hodh nga treni me shpejtësi të lartë. Treni i përkiste kompanisë Eurostar.
22-vjecari po dilte nga Britania vullnetarisht kur ai ra nga treni në afërsi të vendit Pankras në Londër . Shqiptari kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani nga Brukseli, por autoritetet ia refuzuan qëndrimin në këtë vend.
Vdekja e shqiptarit po trajtohet si aksidentale ndërsa ky rast krijoi vonesa të gjata prej më shumë se tre orësh në shërbimin e Eurostar për shkak të hetimit të nisur nga policia.