Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Kronike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendi ku u hodh 22-vjeçari
Një 22-vjeçar shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe humbi jetën ndërsa u hodh nga treni.
I riu shqiptar ka hapur dyert e treni dhe është hedhur duke i dhënë fund jetës. Emigranti nuk është lejuar të qëndrojë në Britani. Në kohë kur treni po kalonte përmes Kentit me një shpejtësi prej 160 km/h ai ka hapur me fortë dyert dhe është hedhur. 22-vjeçari është hedhur pak metra para se treni të hyne në tunelin nënujor që lidh Anglinë me Francën.
Nuk dihet nëse ai po tentonte të largohej apo ishte akt vetëvrasjeje.
Linja e trenit ishte Londër – Bruksel dhe mësohet se shqiptari po rikthehej vullnetarisht në Belgjikë pasi nuk i ishte lejuar hyrja.
Një zëdhënës i Policisë së Transportit në Britani është shprehur se ngjarja do të trajtohet si e pashpjegueshme.