Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bubulina Krasniqi, zyrtare e larte e Ministrise se Jashtme te Kosoves

Publikuar me : 19.10.2011 Ne : Sociale - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Bubulina Krasniqi, 24-vjeçarja e njohur në Shqipëri për këngët dhe videoklipet e saj, do të jetë së shpejti një nga zyrtaret më të larta të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Koha Ditore”, sipas së cilës, Bubulina, e cila është motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, është përzgjedhur si kandidatja më e mirë për ta fituar postin e zyrtares së lartë për organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtmetë Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, ku tregohet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë. Njoftimi për angazhimin e saj në këtë post është paraqitur si njoftim publik.

Në të thuhet se në bazë të nenit 41, të rregullores 2/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, MPJ-ja bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të MPJ-së, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën zyrtar i lartë për organizata ndërkombëtare në Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare.

Gazeta thekson se ka kërkuar informata nga MPJ-ja për kandidatët në përgjithësi dhe për angazhimin e këngëtares Krasniqi në postin që, sipas konkursit të shpallur, kërkon edhe përvojë pune.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit

Publikuar me : 22.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 40 here.
Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te EurovisionitEurovision 2012 Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas. Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja. Vendimi nuk do të ketë...Lexo te gjithe artikullin »


» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit