Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Sport - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Bufon është më mirë se Roko Sifredi”. Ky është gjykimi i Alena Seredovëz, gruas së portierit të kombëtares italiane dhe Juventusit. Bukuroshja çeke u shpreh menjëherë pasi iu kërkua që të komentonte fjalët e Martina Kolombari, e cila e krahasoi ish-futbollistin Billi Kostakurta me një nga yjet e pornografisë italiane, Roko Sifredi.
Ndërkohë për sa i përket çmimit si portieri më i mirë i 25 viteve të fundit, që mori burri i saj. Ajo u shpreh shumë shkurt: “Këtë gjë ma bëri të ditur Xhixhi kur po ktheheshim në avion”. Më pas ajo shtoi një koment në lidhje me evoluimin e marrëdhënies së saj me portierin: “Fëmija i ardhshëm, është një ide në ajër. Por tani kur zihemi me njëri-tjetrin, jam më e matur.
Është e vështirë të largohem nga ai. Më përpara në moment nervozizmi shprehesha se do të bëja valixhet. Tani, kur e them këtë gjë, më thotë: Mendoje mirë! S’ke ku të shkosh më se je grua e martuar”.