Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një 21- vjeçar i identifikuar si Elton Koci ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur edhe një tjetër i ri, shtetasi Andi Sulka.
Krimi ka ndodhur në një bilardo dhe autori është një 17-vjeçar, i cili nuk është arrestuar ende.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të krimit.
Dyshohet se këtë akt 17-vjeçari e ka ndërmarrë pasi të rinjtë janë grindur mes tyre.