Publikuar me : 26.10.2011 Ne :
Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Bulqiza bëjnë të ditur se është vendosur pezullimi për 10 ditë i punës në minierë. RISHM pas kontrollit që bëri në minierë vendosi të pezullojë punën në galeritë e minierës që administrohen nga firma “ACR” duke përfshirë edhe zonën D të minierës së Bulqizës.
Arsyeja e pezullimit është prania e lartë në këto zona e gazit të hidrogjenit. RISHM publikoi dje rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, si pasoj e të cilit humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë.
RISHM-i vendosi 50 mijë lekë të reja gjobë për firmën “ACR” për neglizhim të rregullave të sigurimit teknik.