Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Burg perjete vellezerve, vrane per gjakmarje

Publikuar me : 07.11.2008 Ne : Krimi - 856 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shkoder-Burgim te perjetshem ka vendosur Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder per dy vellezerit Destan e Ylber Nika (Hyseni) nga Puka. Ata u gjeten fajtor per vrasjen me paramendim per motive gjakmarrjeje te shtetasve Pjeter Gjeloshi dhe Prel Kola si dhe per plagosjen dhe Zef Stakes dhe Mirash Gjeloshit. Ngjarje kjo, e ndodhur me 7 Gusht te 2007-es, kur vellezerit qelluan per te marre gjakun e gjyshit, vrare ne vitin 1950 nga familja Gjeloshi.

Destan Nika ka qene i pranishem kur eshte dhene vendimi, ndersa vellai i tij Ylberi eshte denuar ne mungese. Sipas policise ai ndodhet ne Greqi dhe jane duke u kryer procedurat per ekstraimin te tij. Destani, 39 vjec u ndalua nga forcat e policise ne vitin 2006, ne fshatin Sukth te Durresit. Duhej te kalonin 9 vjet qe policia te zbardhte masakren me dy te vrare dhe dy te plagosur ndodhur ne lagjen "Skenderbej" te Shkodres.

Dy vellezerit Nika ose sic njihen ndryshe me mbiemrin, Hyseni, me kete vrasje kishin marre gjakun e gjyshit, Ndue Hyseni, te vrare ne vitin 1950. Dy familjet, Gjeloshi dhe Nika kane qene komshinj ne Puke, ku edhe kane rene ne gjak.

Por gjakmarrja rikthehet 47 vjet me pas. Ne gusht te 1997-es, Pjeter Gjeloshit (i vrare) dhe djalit te tij Marashit (i plagosur) iu dalin ne prite. Ata kane qene duke ecur me nje karroce me kale bashke me Prele Kolen, kunati i Pjetrit dhe Zef Staka, mik i tyre. Tek kryqezimi prane spitalit te Shkodres, dy persona, qe me pas rezultuan se ishin vellezerit Hyseni iu kane dale para dhe i kane qelluar. Ne kete ngjarje mbeti i vrare pa padashje Prel Kola i cili u ndodh rastesisht ne ate karroce. Vrasja e ndodhur ne 1997 ka qene e pazbuluar deri me 2006 dhe per kete ngjarje nuk ka patur dosje hetimore. Tashme 11 vjet pas vrasjes se shumefishte, jepet denimi maksimal per autoret e krimit qe vrane per gjakmarrje.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit