Publikuar me : 12.09.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vrasja e gjyqtarit Skedilajd Konomi në Vlorë duket se së shpejti do të ketë një autor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka pohuar gjatë një konference për shtyp se hetimet janë përqendruar në dy pista dhe së shpejti do të ketë një emër të autorit.
“Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, u shpreh Burgaj për gazetarët.