Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bursat, tabelat e reja dhe kriteret e perfitimit

Publikuar me : 27.08.2011 Ne : Sociale - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Qeveria miraton kuotat e reja të bursave për të gjithë nxënësit dhe studentët në vend si edhe kushtet e përfitimit të tyre. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare duke hyrë në fuqi pak javë para fillimit të vitit të ri akademik. Sipas VKM-së, janë kategori të ndryshme nxënësish dhe studentësh ata që do të trajtohen me bursë përgjatë vitit akademik 2011-2012.

Kështu për shembull, do të trajtohen me bursë të gjithë nxënësit apo studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi pesë kilometra. E njëjta gjë vlen edhe për nxënësit e zonave rurale, të cilat shkojnë për studime në gjimnaze me konvikt shtetëror larg vendbanimit të tyre. Vendimi gjithashtu iu njeh përfitimin e bursës atyre që kanë përfituar statusin e jetimit, apo edhe ata që janë student por janë të martuar apo me fëmijë. Kusht themelor për të përfituar bursën është që familja të ketë të ardhura minimale (tabela më poshtë). Në bazë të të ardhurave vendoset nëse studenti do të përfitojë bursë të plotë apo gjysmë bursë.

Krahas kushteve ekonomike, vendimi njeh edhe trajtimin me bursë për rezultate të mirë në mësime. Të tillë janë ata që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10; nxënësit që studiojnë në shkolla profesionale në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, me kushtin që vitin e mëparshëm ta kenë mbaruar me notë mesatare mbi 8. E njëjta logjikë është ndjekur edhe për ata që ndjekin studimet për “Matematikë” apo “Fizikë”.

Bursë përfitojnë edhe ata që renditet në 25 vendet e para të Maturës Shtetërore. Bursa për këta të fundit vlen vetëm për vitin e parë. Bursë gjithashtu, marrin edhe fëmijët e punonjësve të Policisë, SHISH-it, Gardës së Republikës, Zjarrfikësve, etj., që kanë renë në krye të detyrës. Të privilegjuar do të jenë nxënësit nga Tropoja, Hasi, Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malësia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Përmeti, Pogradeci, Skrapari, Tepelena dhe rrethi Tiranë, që do të preferojnë të studiojnë në shkolla profesionale këtë vit.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 29 here.
Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistetEmigrantet ne Greqi, foto arkiv Një ngjarje e rrallë ka ndodhur dje në Athinë, ku dy shqiptarë janë rrahur gabimisht. Një shqiptar i cili ishte në makinë me gruan dhe nipin e tij, e ndali makinën jashtë godinës së Fakultetit në Athinë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë. Gruaja doli nga makina dhe u drejtua për një dyqan aty afër, por u bë objekt i komenteve ofenduese nga disa emigrantë të huaj. Për t’i dalë në mbrojtje gruas, burri i saj dhe nipi zbritën...Lexo te gjithe artikullin »


» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit