Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Buxheti 2012, ulen fondet per te perndjekurit

Publikuar me : 04.11.2011 Ne : Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Emirjon Senja

Qeveria pritet të jetë edhe më shumë dorështrënguar gjatë vitit të ardhshëm duke i propozuar Kuvendit një buxhet më tepër se modest krahasuar me atë të këtij viti. Rritja e shpenzimeve është vetëm 4.3 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e këtij viti. Pjesa më e madhe e shkurtimeve janë bërë në drejtim të investimeve publike, të cilat deri më tani kanë pasur ndikim të madh të rritjen ekonomike të vendit.

Një politikë konservative është ndjekur edhe në drejtim të fondeve për dy grupet shoqërore, siç janë pronarët dhe të përndjekurit politik. Për të dyja këto grupe, qeveria ka parashikuar të shpenzojë 3.4 miliardë lekë. Si pronarët ashtu edhe të përndjekurit parashikohet të marrin nga 1.7 miliardë lekë gjatë vitit të ardhshëm, e vlefshme kjo me 0.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse për pronarët shuma është e njëjtë me atë të miratuar gjatë ndryshimeve buxhetore në korrik të këtij viti, ajo është ulur për të përndjekurit. Në korrik, qeveria vendosi të shkurtojë fondet për të përndjekurit politik me 200 milionë lekë duke i ulur nga 2 miliardë lekë në 1.8 miliardë lekë. Por nuk është mjaftuar me kaq, fondet për të përndjekurit janë shkurtuar edhe për vitin 2012 duke u ulur nga 1.8 miliardë lekë gjatë këtij viti në 1.7 miliardë lekë.

Ndërkaq, qeveria parashikon të mbledhë 1.5 miliardë lekë nga procesi i legalizimeve gjatë vitit të ardhshëm. Kjo shumë mblidhet nga tarifat e legalizimit që paguajnë pronarët e ndërtesave të ngritura pa leje. Çështja është se ky proces ka mbetur në vend numëro prej një kohe të gjatë dhe rrjedhimisht nuk dihet nëse këto fondet do të realizohen. Eksperienca ka treguar se pronarët e ndërtimeve pa leje nuk janë të prirur për të paguar dhe nga ana tjetër qeveria aplikon format e pagesave nëpërmjet bonove të privatizimit në një përqindje të lartë duke bërë edhe më të vështirë mbledhjen e fondeve të parashikuara. Javët e fundit janë larguar nga detyra dy krerët kryesor te procesit të legalizimeve siç janë drejtori i dhe zv/drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia dhe Ferdinand Shehu. Procesi i legalizimeve konsiderohet si një ndër pikat ku qeveria ka dështuar në projektin e saj. Në këto kushte, shuma prej 1.7 miliardë lekë e parashikuar për kompensimin në vlerë monetare të pronarëve për vitin e ardhshëm rrezikon të tkurret edhe më, ashtu siç ndodhi në korrik, gjatë ndryshimeve buxhetore.

 

Mbështetja sociale

Në rrafshin e mbështetjes sociale qeveria ka ndërmarrë një shkurtim të lehtë të fondeve për pagesën e papunësisë, të cilat i ka kompensuar në rritjen e fondit për ndihmën ekonomike. Në tabelat e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm parashikohen rreth 17.2 miliardë lekë fonde për ndihmën ekonomike nga 16.8 që ishin gjatë këtij viti. Përkundër kësaj, ekzekutivi është treguar dorështrënguar në fondin për kompensimin e energjisë elektrike duke mos ndarë asnjë qindarkë në këtë drejtim. Në buxhetin e vitit 2011, këtij zëri i ishin ndarë 500 milionë lekë, kjo shumë u zerua në ndryshimet e miratuara në muajin korrik dhe duket se do të mbetet e njëjtë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

 

 

Qeveria shkurton fondin e pagave. S’ka rritje, vetëm indeksim

Shifrat e buxhetit të propozuara nga qeveria nuk pasqyrojnë një vëmendje të veçantë në drejtim të rritjes së pagave dhe pensioneve. Treguesit e buxhetit nuk lejojnë rritje pagash dhe pensionesh gjatë vitit të ardhshëm, duke rritur gjasat që më shumë të kemi të bëjmë më shumë me një indeksim. Ashtu siç veproi edhe gjatë këtij viti, qeveria nuk pritet të rrisë pagat e larta ndërsa do të indeksojë me nivelin vjetore të inflacionit pagat e mesme. Referuar tabelave të buxhetit të propozuara nga qeveria, fondi për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm është vetëm 1 miliardë lekë. Po kaq ka qenë fondi edhe gjatë këtij viti ku më shumë se rritje, u aplikua në indeksim i pagave. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Nuk do të ketë rritje për pagat e larta, rritje për pagat e mesme pritet të jetë deri në 3 për qind, e cila më shumë se rritje është indeksim. Ndërkohë, pagat e ulta pritet të kenë një rritje deri në 6 për qind. Rritja reale për këto të fundit është 3 për qind, pasi 3 për qindshi tjetër shkon për të mbuluar koston e inflacionit. Shifra mesatare e inflacionit për këtë vit parashikohet në rreth 3 për qind. Për sa i parket pensioneve, rritja pritet të jetë e njëjtë me vitin 2011. Ekzekutivi ka parashikuar një fond të veçantë në këtë drejtim, i cili është 1.5 miliardë lekë. Ky fond është i njëjtë me shumën e përcaktuar për këtë qëllim kur u shkurtua buxheti në korrik të këtij viti. Në tabela vërehet edhe një fond prej 2 miliardë lekësh, të cilin ekzekutivi e ka emërtuar: “fondi i veçantë i pagave”, të cilin me sa duket do t’a përdorë në raste të pazakonta.

Qeveria duket të ketë shkurtuar fondin total të pagave krahasuar me vitin 2011. Nëse në buxhetin e këtij viti, fondi i pagave ishte 58.86 miliardë lekë, për vitin 2012 ai parashikohet të jetë rreth 58.450 miliardë lekë. Shkurtimi nuk është i ndjeshëm, por ky është një tregues se gjatë vitit të ardhshëm nuk do të ketë punësime shtesë në administratë. Qeveria pritet ta parashikojë në ligjin e buxhetit numrin maksimal të punonjësve të administratës publike për të mos lejuar punësime të reja pa ndryshuar ligji. Në total, pjesë e administratës publike përgjatë 2012-s do të jenë 88 640 persona. Pjesa më e madhe janë mësues ( 38 900) dhe policë (13 637). Numër të konsiderueshëm punonjësish ka edhe Ministria e Shëndetësisë, por pagat e pjesës dërrmuese të tyre jepen nga buxheti Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) për këtë arsye edhe nuk figurojnë si pjesë e punonjësve të institucioneve qendrore.

 

Shkurtohen investimet për të ulur deficitin

Me sa duket, më në fund qeveria i ka marrë seriozisht sinjalet e ardhura nga ekonomia duke miratuar një buxhet realist për vitin 2012, thuajse të njëjtë më atë të këtij viti. Ekzekutivi ka parashikuar të mbledhë rreth 354 miliardë lekë gjatë vitit të ardhshëm, shumë kjo vetëm 10 miliardë lekë më e madhe krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2011. Për sa i përket shpenzimeve, ato pritet të jenë rreth 395 miliardë lekë, me një rritje 4.3 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti. Pjesa më e madhe e shkurtimeve janë ndërmarrë në fushën e shpenzimeve kapitale, të cilat janë realisht investimet kryesore që bën qeveria. Fondi i shpenzimeve kapitale për vitin 2011 është 74 miliardë lekë, ndërkohë që kjo shumë është ulur në 67.5 miliardë lekë për vitin 2012. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve do të bëhen me financim të huaj.

Duke parë këto tregues, vërehet qëllimi i qeverisë për të ulur deficitin buxhetor, rrjedhimisht edhe borxhin publik. Deficiti për këtë viti parashikohet të jetë 41.2 miliardë lekë ose sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifër optimale kjo, e këshilluar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria duket se ka ndërmarrë edhe një ndryshim struktural në lidhje me financimin e deficitit. Tabelat tregojnë se më shumë se gjysma e tij pritet të financohet me para të marra borxh jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër do të merret nga tregu vendas. Kështu, 22.3 miliardë lekë do të merren jashtë dhe 18.6 miliardë lekë nga tregu vendas. Ekzekutivi ka parashikuar që rreth 300 milionë lekë të ardhura nga privatizimet t’i përdorë gjithashtu për të financiar deficitin buxhetor duke përmbushur kështu shifrën prej 41.2 miliardë lekë.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit