Sic e kemi paralajmeruar shume kohe me pare, ekonomia shqiptare eshte goditur nga recesioni, e manifestuar ne tkurrjen e aktivitetit te biznesit, ne renien e konsumit, pakesimin e importeve, uljen e remitancave dhe thellimin e deficitit buxhetor. Kesaj goditjeje fare evidente i eshte shtuar edhe pesha negative e keqmenaxhimit te ekonomise e te financave publike.
Me gjithe kujdesin e vazhdueshem e te imponuar te Ministrive dhe te Institutit te Statistikes per ti sheqerosur shifrat, nuk mund te fshihet dot fakti qe, ne fund te 6- mujorit te pare te ketij viti, shume prej treguesve jane dukshem te perkeqesuar ne krahasim me 6-mujorin e pare te vitit te kaluar. Pakesimi i te ardhurave nga tatimi mbi fitimin, tatimi mbi te ardhurat personale, tatimi mbi biznesin e vogel, pagesa e sigurimeve shoqerore etj. jane tregues te qarte te krizes se bizneseve. Te ardhurat nga taksat doganore jane rreth 10perqind me te uleta, duke deshmuar nje qarkullim me te paket te mallrave per shkak te uljes se konsumit nga individet dhe nga vete biznesi. Tkurrja e aktivitetit ekonomik ka sjelle rritjen e numrit te te papuneve duke kapur shifren me te larte qe prej fillimit te vitit 2007. Ne fund te marsit te ketij viti, shifra zyrtare e papunesise u raportua 13.83perqind krahasuar me 12.68perqind, qe ishte ne fund te vitit 2009. Kjo deshmohet edhe nga rritja e shpenzimeve per pagesen e papunesise ne 6-mujorin e pare me rreth 26perqind me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Numri absolut i te punesuarve, gjithashtu, raportohet te jete ulur me rreth 75 mije vete.
Qeveria nuk ishte e afte ta parandaloje kete perkeqesim te treguesve. Ne vend te masave inkurajuese per biznesin dhe lehtesuese per individet, vecanerisht per familjet e varfra, ajo i kushtoi kujdes manipulimit te treguesve dhe propagandes se vjetruar se Shqiperia eshte nje lloj fanari ndricues per te gjitha vendet, jo vetem ne Europe. Nderkohe qe, ne realitet, gjithnje bazuar ne shifrat zyrtare, ne zeme vendin e fundit ne Europe per te ardhurat per fryme. Qeveria lobon se ka ulur taksat nderkohe qe vazhdon rritja e shfrenuar e tarifave ndonese aktiviteti i sherbimeve eshte tkurrur, te ardhurat nga tarifat e sherbimeve jane rritur me 43perqind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Qeveria lobon se po rrit pagat dhe pensionet, nderkohe qe ka ulur ne menyre drastike e te fshehte masen e ndihmes ekonomike mesatare nga 3899 leke qe ishte ne fund te vitit 2009 ne 3690 leke ne fund te marsit 2010.
Shprehje e qarte e krizes eshte edhe rishikimi i buxhetit. Ky nuk eshte nje rishikim i thjeshte per shkak te nje lapsusi ne parashikimin e treguesve ekonomike. Ky nuk behet as per te mbuluar rritjen e pagave dhe pensioneve, sepse ne realitet ky ishte vetem nje indeksim i detyruar dhe fare i pamjaftueshem i tyre. Ky eshte nje buxhet krize dhe nuk mund te fshihet dot pas argumentesh te sajuara e aspak profesionale, qe fyejne specialistet dhe publikun e gjere.
Te paraqesesh si arritje keto shkurtime nuk eshte thjesht demagogji. Kjo eshte nje mendesi qe duhet te na shqetesoje te gjitheve, pertej bindjeve politike. Sepse deshmon qe menaxhuesit e financave publike vazhdojne te mos kuptojne se cpo ndodh me ekonomine ne Shqiperi e perreth dhe nuk duan tia dine per perkeqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve dhe thellimin e varferise. Mjafton ta kthejme kujtesen pak mbrapa, ne vitet e trazuara te piramidave, per te kuptuar pasojat e kesaj mendesie.
Keto shkurtime jane teper te vonuara per te qene efeciente dhe parashtrohen sot, pas perpjekjeve te deshtuara per te rritur artificialisht te ardhurat , duke filluar me riklasifikimin e biznesit te vogel, rritjen e tarifave te disa sherbimeve baze, taksimin e rende te shitblerjes se banesave, etj. Deficiti nuk u kompensua dot as me tentativen per hedhjen ne burse te eurobondeve e as me thithjen e kapitalit vendas ne dem te sipermarresve private. Sigurisht, edhe pretendimet e diteve te fundit nga funksionaret e larte se qeveria do te siguroj 3.1 miliard euro ne formen e kredive te buta jane te paverteta. Nese do te qe vertete keshtu, qeveria do ta kishte financuar deficitin buxhetor me keto kredi pa pasur nevoje te bej shkurtime. E perballur me renien e te ardhurave absolute dhe deshtimin ne financim, alternativa e vetme per qeverine ishte shkurtimi i buxhetit.
Keqmenaxhimi dhe mungesa e theksuar e profesionalizmit karakterizuan serish procesin e shkurtimit te shpenzimeve. Shkurtimet jane bere kuturu, aty ku buxheti ka qene me i madh ose aty ku zoterinjte ministra jane politikisht me pak te mbeshtetur. Per modele bashkekohore llogaritjeje, te bazuara ne metoda ekonometrike e kritere efeciente, as qe mund te mendohet. Dhe rezultati nuk ka si te jete ndryshe bujqesise, sektorit me te pazhvilluar qe lidhet me gjysmen e forces se punes, i shkurtohet ne menyre drastike rreth nje e treta e fondeve dhe askush nuk jep dot pergjigje per pasojat e ketij shkurtimi. Masa e shkurtimit ne kete sektor rezulton rreth tri here me e larte se masa mesatare e shkurtimit te shpenzimeve te te gjitha institucioneve. Nuk ka asnje dyshim qe ekonomia shqiptare eshte ne krize. E keqja me e madhe eshte se me kete nivel menaxhimi nuk mund te parashikohet kohezgjatja dhe permasa e pasojave .