Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Buxheti, pronaret dhe te perndjekurit, 4 mld leke per kompensimin

Publikuar me : 21.08.2010 Ne : Sociale - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale jane ne fazen finale te pergatitjes se propozimeve te tyre per buxhetin e vitit te ardhshem, tabelat e te cilit duhet te dorezohen te pakten deri ne 31 gusht.


Ne kuader te ketij buxheti por edhe nje parashikimi afatmesem per shpenzimet e viteve 2012 dhe 2013 qeveria ka percaktuar edhe fondet limit qe do te perdoren per kompensimin financiar te pronareve si dhe te perndjekurve politike.


Pronaret


Qeveria parashikon ta rrise me rreth 300 milione leke fondin per kompensimin ne vlere te pronareve per vitin e ardhshem ne raport me fondin e ketij viti.


Sipas te dhenave te pasqyruara ne treguesit e buxhetit afatmesem 2011-2013 te miratuar disa dite me pare nga qeveria, gjate vitit ne vijim fondi total qe do te perdoret per kompensimin e pronareve parashikohet te jete ne vleren e 2 miliarde leke. Gjate ketij viti kjo shume ka qene rreth 1.7 miliarde leke, ndersa nese cdo gje shkon sipas parashikimeve te bera ne buxhetin afatmesem ajo pritet te rritet edhe me tej per vitin 2012. Fondi per kompensimin e pronareve per vitin 2012 parashikohet te jete rreth 2.2 miliarde leke.


Nese te gjitha te ardhurat ne buxhet, sic jane ato nga tatimet, doganat, te ardhurat nga privatizimet etj., do te realizohen ashtu sic jane parashikuar, fondi per kompensimin e pronareve ne vitin 2013 mund te rritet deri ne rreth 3.4 miliarde leke.


Nuk pritet qe te gjitha keto para te nxirren nga te ardhurat e buxhetit te shtetit pasi sipas parashikimeve te qeverise, nje pjese e mire e tyre do te mblidhen nga procesi i legalizimeve ne te gjithe territorin e vendit. Ne kete linje, ekzekutivi parashikon te realizoje te ardhurat te qendrueshme nga legalizimet. Per cdo vit, duke filluar nga ai aktual deri ne fund te 2013-s synohet realizimi i rreth 1.4 miliarde lekeve.


Te perndjekurit


Ndryshe nga pronaret, fondi i ketij viti per demshperblimin financiar te ish-te perndjekurve politike ka njohur ulje ne krahasim me nje vit me pare. Sipas te dhenave te publikuara nga qeveria, gjate vitit te shkuar te perndjekurve i eshte percaktuar nje fond rreth 2.2 miliarde leke, i cili ne 2010 eshte reduktuar ne 1.4 miliarde. Por, fondi ne fjale parashikohet te rritet pergjate viteve ne vijim.


Gjate hartimit te buxhetit te vitit te ardhshem, Ministria e Drejtesise parashikohet te propozoje rritjen e fondit te demshperblimit te te perndjekurve politike ne 2 miliarde leke. Nese cdo gje do te shkoje sipas parashikimeve te bera nga qeveria ne buxhetin afatmesem, fondi i demshperblimit per te perndjekurit ne vitin 2012 do te jete rreth 2.5 miliarde leke ndersa ne vitin 2013 ai parashikohet te rritet edhe me tej duke shkuar ne 3 miliarde leke.


Ndryshe nga parashikimet per kompensimin ne vlere te pronareve ku nje pjese e mire e fondeve pritet te realizohen nga procesi i legalizimeve, parate per demshperblimin e te perndjekurve do te dalin nga buxheti i shtetit.


Gjithashtu nje pjese e parave qe do te perdoren per kete qellim, deri me tani jane siguruar nga privatizimet strategjike. Por duke filluar nga ky vit, te ardhurat nga privatizimet pritet te pesojne nje ulje drastike krahasuar me vitet 2008 dhe 2009, kjo per vete faktin se nje pjese e mire e ndermarrjeve me te medha me kapital shteteror tashme jane privatizuar. Ne kete situate, qeverise do ti duhet te gjeje burime te tjera per plotesimin e fondit gjithnje ne rritje te demshperblimit te ish-te perndjekurve politike.

***********************************

Perfaqesia e KE-se ka zhvilluar takime te njepasnjeshme me institucione te ndryshme per pronat gjate javes se shkuar


Pronat, KE mision te posacem ne Tirane

Takimet per te marre informacione mbi kete problematike dhe per te verifikuar pergjigjet e pyetesorit

TIRANE- Problemet me pronat cilesohen si nje nder pengesat kryesore te investimeve te huaja ne vend si dhe shkaktare te konflikteve te medha, ndersa kohet e fundit kjo ceshtje ka filluar te trajtohet me nje vemendje te vecante edhe nga Bashkimi Evropian.


Pergjate gjithe javes se shkuar, ne vend ka qendruar nje mision i Komisionit Evropian, vizita e te cilit eshte fokusuar vetem tek problematika e prones si dhe procesi i kthimit dhe kompensimit te saj. Si pasoje, objekti i vizites ka qene marrja e nje informacioni te detajuar mbi problemet qe hasen me pronat ne vend duke zhvilluar takime te njepasnjeshme me krere te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.


Krahas AKKP-se, mesohet se perfaqesia e Komisionit Evropian ka zhvilluar takime edhe me organe te tjera qe merren me ceshtjen e pronave ne vend, duke perfshire madje edhe Ministrine e Drejtesise. Burime per gazeten konfirmojne se takimi ne kete ministri ka qene edhe ai permbylles dhe ka zgjatur disa ore me radhe.


Me se shumti, KE ka qene e interesuar te marre te dhena qe kane te bejne me menyren se si zgjidhen konfliktet e pronesise ne vend, procesi i kompensimit fizik dhe ai financiar. I pranishem thuajse ne te gjitha takimet ka qene edhe kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, institucion te cilit i eshte dashur tu jape pergjigje tre pyetjeve te pyetesorit te KE-se per Shqiperine.


I pyetur ne lidhje me kete, kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Çefa, sqaron se takimet jane zhvilluar ne kuader te nje misioni faktmbledhes ne lidhje me ceshtje per te cilat kerkojne te kene me shume informacion. Kane kerkuar statistika dhe te dhena te ndryshme ne lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave ne vend, - tha Çefa.


Pyetesori


Pas dorezimit te pyetesorit ne fillim te muajit prill si dhe te 170 pyetjeve shtese te riderguara me pas ne muajin qershor, Komisioni Evropian ka filluar ti verifikoje ato qe jane ofruar ne terren


Ky ka qene nje nder qellimet e takimeve te zhvilluara javen e shkuar ndersa pjesa tjeter e agjendes ka qene e zene me sqarimin ceshtjeve qe kane te bejne me pronat, te cilat kane mbetur te paqarta per KE-ne edhe pas dorezimit te pyetesorit. Ne lidhje me pronat, mesohet se vetem Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i eshte dashur ti pergjigjet tri pyetjeve ne dy kapituj te ndryshem.


Asnje nga keto nuk ishte pjese e setit te 170 pyetjeve qe u kthyen mbrapsht nga KE ne qershor per riplotesim. Pavaresisht kesaj, duket se komisioni ka pasur paqartesi ne lidhje me pergjigjet e dhena per kete arsye ka nisur edhe nje mision per verifikim te pergjigjeve ne terren si dhe marrjen e shpjegimeve te nevojshme ne lidhje me to.


Shoqatat e pronareve i shkruajne Komisionit Europian per problemet me pronat ne Shqiperi

Pronaret Qeveria nuk na njoftoi per viziten

TIRANE-Pronaret, te cilet jane pala qe preken direkt nga cdo vendim i marre ne lidhje me pronat nuk kane qene pjese e takimeve te zhvilluara gjate javes se shkuar me perfaqesuesit e Komisionit Evropian.


Me keq akoma, ata as qe jane vene ne dijeni ne lidhje me kete vizite. I kontaktuar nga gazeta, sekretari i Pergjithshem i Shoqates Pronesi me Drejtesi, Agim Toro, shprehet se institucionet e vendit nuk e kane vene ne dijeni te kesaj vizite ndersa deklaron se per problematiken e pronave ne vend shoqata ka vene ne dijeni nje numer te konsiderueshem funksionaresh te KE-se te cileve u jane derguar letra dhe materiale te tjera qe sipas tij faktojne abuzimet me pronat ne vend.


Me te njejten situate eshte perballur edhe shoqata Bregdeti. Te kontaktuar nga gazeta, krere te kesaj shoqate mohojne te jene vene ne dijeni per perfaqesuesit e KE-se ne Tirane si dhe takimet e zhvilluara per ceshtjet e pronave. Qeveria na shmag gjithnje kur ka diskutime per pronat,- shprehet Rrapo Danushi, nderkohe qe Gezim Bocari, ish-kandidat i shoqatave te pronareve ne qarkun e Vlores, shpjegon se ceshtja e pronave nuk konsiderohet me nje problem themelor nga qeverite por qe tashme trajtohet si prioritet politik.


Diferenca thelbesore midis regjimit totalitar dhe atij demokratik eshte prona private. Kjo nuk shihet me si nje problem i rendesise se vecante nga qeverite por ka filluar te trajtohet si prioritet politik, - tha ai.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 29 here.
Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistetEmigrantet ne Greqi, foto arkiv Një ngjarje e rrallë ka ndodhur dje në Athinë, ku dy shqiptarë janë rrahur gabimisht. Një shqiptar i cili ishte në makinë me gruan dhe nipin e tij, e ndali makinën jashtë godinës së Fakultetit në Athinë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë. Gruaja doli nga makina dhe u drejtua për një dyqan aty afër, por u bë objekt i komenteve ofenduese nga disa emigrantë të huaj. Për t’i dalë në mbrojtje gruas, burri i saj dhe nipi zbritën...Lexo te gjithe artikullin »


» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit