Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Politike - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në një kohë që në parlament po diskutohet me tone të ashpra mes deputetëve të dy palëve, lidhur me projektbuxhetin e vitit 2012 ka reaguar lideri socialist, Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane Socialiste.
Sipas Ramës, i gjithë ky debat që zien, nuk tregon gjë tjetër përveç faktit se mazhoranca nuk mund të bëjë asgjë, përveçse ta bëjë më keq këtë buxhet.
Kreu opozitar ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter, ku shprehet: “Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s’mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mirë”.