Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Byroja rrezon kerkesen e PS per Berishen. Topalli Nuk po perjashtojme Tahirin “per fryme bashkepunimi”

Publikuar me : 17.10.2011 Ne : Politike - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Firmat e deputetëve propozues


 

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e kreut të mazhorancës Sali Berisha për shkelje të rregullores së funksionimit të Kuvendit.

Në njoftimin e zyrës së shtyp të Kuvendit thuhet se “kërkesën e 9 deputetëve të PS, Byroja e hodhi poshtë si të pabazuar.  Me dëshirën për një frymë bashkëpunimi për 12 prioritetet e BE, Kryetarja e Kuvendit nuk përjashtoi nga punët e Kuvendit deputetin e PS Saimir Tahiri, i cili në mënyrë të përsëritur, larg etikës parlamentare, në seancën e kaluar, ka shkelur nenin 64, 65 të Rregullores, duke tentuar të provokojë seancën plenare”.

“Gjithnjë kam qenë dhe do të jem e kursyer ndaj deputetëve në masat e rregullores për ndëshkim, sidomos në këtë periudhë, kur deputetët duhet të diskutojnë me sens të lartë përgjegjësie dhe të etikës së komunikimit, veçanërisht në sallën e parlamentit”, është shprehur Topalli në mbledhjen e Byrosë.

Byroja e Kuvendit drejtohet nga Topalli dhe përbëhet nga zëvendëskryetarët e Kuvendit, dy sekretarët për buxhetin e Kuvendit dhe katër sekretarët e tjerë.

Anëtarët e byrosë janë: nga mazhoranca, Jozefina Topalli, Ardian Turku, Vangjel Tavo, Florion Mima, Viktor Gumi, Gent Strazimiri, Leonard Demi dhe Mark Marku ndërsa nga opozita, Namik Dokle dhe Erion Braçe.

 

*   *   *

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar byrosë së Kuvendit të përjashtojë Sali Berishën për shkak se ka shkelur rregulloren.

Kërkesa e PS-së bëhet pas kërcënimit që kreu i mazhorancës i drejtojë deputetit të opozitës Saimir Tahiri. Berisha iu drejtua Tahirit me fjalët: “Ti që flet nga vendi mund të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucët nga fëmijëria deri më sot, nga fëmijëria jote deri më sot. Ti e di mirë që unë të njoh mirë ty, ti e di mirë se ku je rrit dhe si je rrit, dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti. Në mos, shko pyet pak”.

Për PS-në ky fjalim është fyese dhe kërcënues, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare.

“Kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesëmarrjes në seance plenare ndaj deputetit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore”, thuhet në kërkesën e grupit të PS-së.

 

 

Rregullorja e Kuvendit

Neni 65 / Masat disiplinore më të rënda

1. Kur deputeti përdor fjalë fyese ose cenon personalitetin e drejtuesit të seancës apo vazhdon të kryejë shkeljen, pasi më parë në të njëjtën seancë janë zbatuar masat disiplinore, sipas nenit 64 të kësaj Rregulloreje, me urdhër të drejtuesit të seancës, përjashtohet nga seanca plenare për atë ditë. Në rast se deputeti s’pranon të dalë nga salla, drejtuesi i seancës e ndërpret atë dhe i jep porositë e nevojshme Shërbimit të Sigurisë në Kuvend për zbatimin e urdhrit të dhënë.

Masa displinore e përjashtimit nga seanca plenare shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me një ditë nga paga e deputetit.

2. Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 7 deri në 21 ditë.

Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Byroja e Kuvendit me propozimin e drejtuesit të seancës ose propozimit me shkrim të jo më pak se 7 deputetëve.

Masa displinore e ndalimit të pjesëmarrjes në seancë plenare dhe në komisione shoqërohet me sanksion financiar të mbajtjes së pagës së deputetit për aq ditë sa është marrë masa disiplinore.

Në rast se deputeti përpiqet të hyjë në sallën e seancës plenare ose të komisioneve përpara mbarimit të kësaj mase ndërshkimore, afati i masës dyfishohet.

3. Për ngjarje tepër të rënda që ndodhin jashtë sallës ku zhvillohen punimet e Kuvendit, por brenda mjediseve të tij, Kryetari i Kuvendit merr masën disiplinore të parashikuar në pikën 2 të këtij neni.

 

*    *    *      *     *

Denis Dedej

Dështimi për herë të dytë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE ka tensionuar sërish sallën e parlamentit shqiptar duke rikthyer sharjet dhe kërcënimet. Kryeministri Berisha i është drejtuar deputetit socialist, Sajmir Tahiri duke e kërcënuar: “Ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca që nga fëmijëria jote deri më sot” dhe më pas ka vazhduar duke i përmendur familjen dhe fëmijërinë.

Kërcënimi për të zgjedhurin socialist ka ndodhur në kohën kur kreu i ekzekutivit po mbante fjalimin e tij dhe po fliste për detyrimet e qeverisë dhe angazhimin për të ecur përpara përmes reformave dhe me rritjen e ekonomisë së vendit. “Do të bëj gjithçka..”,- ishte fjala që përsëriti dy herë kryeministri dhe në këtë moment ka ndërhyrë Tahiri nga vendi duke plotësuar fjalinë me shprehjen: Për familjen e tij. Ky ngacmim mori shkas nga lapsusi i kryeministrit Berisha të bërë përpara banorëve të Rrajcës në Librazhd, nga ku tha se “Shqipëria vend i zhvilluar behët kur secili prej jush, kur çdo shqiptar të mendojë se si të krijojë më shumë të ardhura për familjen time”.

Por Berisha e ka pritur shumë keq këtë batutë të Tahirit dhe i është drejtuar: “Ti që flet nga vendi mund të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucët nga fëmijëria deri më sot, nga fëmijëria jote deri më sot. Ti e di mirë që unë të njoh mirë ty, ti e di mirë se ku je rrit dhe si je rrit, dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti. Në mos, shko pyet pak”. Tahiri duke folur sërish nga vendi replikoi vetëm duke thënë “Hajde provoje”.

Për këto akuza gazeta “Shekulli” kontaktoi deputetin socialist për Qarkun e Tiranës, i cili ka mohuar që të ketë njohje qysh në fëmijë me kreun e ekzekutivit. “Unë nuk e njoh Berishën nga fëmijëria, vetëm nëse ai ka qenë doktor kur unë kam lindur. Nuk kam gjë tjetër për të thënë. Thjesht më vjen turp për këtë që na ka rënë për hise ta kemi kryeministër”,- tha Sajmir Tahiri pas seancës.

Në momentin që Berisha po debatonte ashpër me Tahirin, ka ndërhyrë nga vendi dhe deputeti socialist, Pirro Lutaj, i cili e akuzoi kryeministrin se e ka kthyer Shqipërinë në skrap. Mbi këtë çështje, pas seancës së parlamentit, deputeti tjetër socialist, Pirro Lutaj, vlerësoi sjelljen e kryeministrit si të papërgjegjshme. “Kryeministri iu drejtua një kolegut tim, ndoshta edhe mua, se do të na e bënte fytyrën e zezë si këpuca. Në fakt ky kryeministër i papërgjegjshëm mund t’ia nxijë fytyrën gjithkujt, por të paktën sot, ai nuk mund t’ia nxijë fytyrën askujt e t’ia bëjë më të zezë se fytyrën e tij. Ai është përgjegjësi kryesor që për herë të dytë i la shqiptarët larg dyerve të Europës”, – reagoi dje në Kuvend gjatë diskutimit të lirë, deputeti i PS-së për Qarkun e Fierit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit