Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Sport - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luciano Moggi
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për fiksimin e ndeshjeve të futbollit. Vendimi është dhënë nga një gjykatë në Napoli, e cila ka hetuar fiksimet e ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit gjatë viteve 2005-2006. “Nuk dua të bëj batutë, nuk dua të flas”, ishin fjalë e Moxhit pas vendimit.
Bashkë me të, për aferën e quajtur “Calciopoli” është dënuar edhe arbitri De Santis (me 1 vit e 11 muaj) dhe një ish-drejtuesi i Juventusit Antonia Giraudo (me 3 vite burg).
Gjithashtu është dënua me 1 vit e tre muaj presidenti i Lacion Lotito dhe Diego Della Velle i Fiorentinës.
Nga “Calciopoli” – skandali më i madh i korrupsionit në historinë e futbollit Italian – u dënuan ekipet si Juvendus, Milan, Lacio dhe Fiorentina