Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Carlo Bruni ka shume per te thene

Publikuar me : 03.05.2011 Ne : Kulture - 178 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas tri net spektakel, regjisori Carlo Bruni, autor i dramatizimit Dashuri e hidhur sipas tragjedise Romeo dhe Xhuljeta te Shekspirit, mban neser, 4 maj, ora 16.00 nje takim me te rinj dhe njerez te interesuar mbi pervojen e tij me Teatrin Kombetar te Shqiperise. Ai e quan seance anatomie teatrale kushtuar spektaklit Dashuri e hidhur.


Takimi do te behet ne sallen e madhe te teatrit kombetar sepse regjisori ne ate skene do te demonstroje pjese nga spektakli, duke i futur te pranishmit ne laboratorin e tij teatral.


Zyra e shtypit te teatrit kombetar i propozon komunitetit te studenteve, aktoreve, regjisoreve dhe te gjithe atyre qe jane te interesuar te njohin prapaskenat e nje spektakli dhe deshirojne ti afrohen nje menyre tjeter pune, duke ndjekur Laboratorin e Premieres me te re te Teatrit Kombetar. Seanca do te drejtohet nga regjisori, artisti italian Carlo Bruni.


Bruni (Pulja 1959) punon ne Teater qe prej 1977 (Teatroggi, Teatro Studio 3, Koinè), fillimisht aktor dhe prej vitit 1985 edhe si autor e regjisor. Angazhohet ne Teatro del Mercato - Perugia, ne Teatro Kismet Opera - Bari, Teatro Piccinni del Capoluogo Pugliese.


Nder punet e tij te fundit Passioni, I Reduci dhe kete sezon teatral ka vene ne skene Lenòr, kushtuar Eleonora de Fonseca Pimentel, revolucionare napoletane e 700, dhe nje veper Ti scrivo dalle nuvole kushtuar Maria Callas.


Per disa nga keto vepra te fundit ai ka bashkepunuar ngushte me Nunzia Antoninon si aktore, dhe se fundi ne spektaklin ne Tirane, e ka asistente te tijen qe kontribuoi vecanerisht me repertorin muzikor, nje element i mire, i ndjeshem, emocional i shfaqjes.


Bashke me aktoret dhe tekniket e Dashuri e hidhur, per disa ore Bruni do te rrefejne historine e kesaj venie ne skene, duke i ofruar te ftuarve veshtrimin nga afer dhe me hollesi te metodes se si u realizua kjo premiere. Ju garantojme qe nuk do te jete nje konference teorike por jemi perpjekur te zgjedhim disa fragmente nga shfaqja, duke i analizuar ne perspektiva te ndryshme tekstin, aksionin, muziken, ndricimin, hapesiren.

Mendojme qe kjo eshte nje menyre per ti ofruar profesionisteve te sektorit, por edhe medias dhe te pasionuarve, nje instrument me shume per tu njohur dhe per te shkembyer eksperiencat, thuhet ne njoftimin e Teatrit Kombetar dhe te fundit lajmeron se hyrja eshte e lire dhe i vetmi detyrim eshte paraqitja ne orar, pasi me te filluar bashkebisedimi, dyert do te mbyllen.


Premiera u shfaq me 29 prill dhe do te rikthehet nga e enjtja ne te diel ne skenen Kadri Roshi. Interpretojne Yllka Mujo, Olta Daku, Dritan Borici, Monika Lubonja, Elia Zaharia dhe te rinjte Andi Begolli, Erjeta Cufaj, Ervis Fiora, Kamber Mici dhe Florand Veizi. As/regjisore Nunzia Antonino, Elis Mataj; perkthimi Irena Lama; kostumet Anila Zajmi Katanolli; hapesira dhe ndricimi Carlo Bruni; Perzgjedhja muzikore Nunzia Antonino. Zgjat 90 minuta.


Takimi i se merkures do duhet te ngreje shume pyetje sepse autoret dhe aktoret kane bere pune jo te zakonshme krijuese, te re, gjithe imagjinate, qe shkakton emocione te forta ne disa kulme te saj. Megjithate nuk eshte shfaqje e lehte edhe per spektatorin. Jane shkalle veshtiresie me te cilat edhe spektatori yne do duhet te dije te perballet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit