Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Politike - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja
Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja bëri sot një prezantim paraprak të rezultateve të censusit mbi popullsinë dhe banesat. Sipas saj popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.
“Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Për herë të parë popullsia në zonat urbane është më e lartë se në zonat rurale ku rreth 53 perqind e popullsisë jetojnë në zonat urbane dhe 43 perqind në zonat rurale”, u shpreh Nurja.
Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë. Përsa i përket numrit të banesave INSTAT njofton se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin. Drejtoresha e INSTAT theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.