Zbulohet dokumenti zyrtar per biznesmenin qe deputetja tha qe nuk e ka burre dhe perjashtohet nga deklarimi I pasurise
Arian Tartari, biznesmeni I privelegjuar I qeverise Berisha rezulton te jete babi I femive te Albana Vokshit. Megjithese deputetja e partise Demokratike u perpoq te mohonte cdo lidhje me te, ne zyrtat e gjendjes civile ekziston certifikata zyrtare qe e perfshine anetar te familjes Vokshi.
Certifikata e leshuar nga insitucionet shteterore, vetem tre dite me pare verteton ligjerisht lidhjen e Vokshit me personin qe ajo e quajti thjesht biznesmen ne deklaraten e saj publike.
E shkruar e bardhe mbi te zeze thuhet se Arian Tartari eshte babai I femijes se deputetes Vokshi e cila ka ardhur ne jete pikerisht dhe ne kohen kur firmat e tij perfitoni koncesione me vendime te Keshillit te Ministrave.
Çertifikata
Nuk e kam burre ndaj dhe nuk jam e detyruar ligjerisht te deklaroj pasurine e Arian Tartarit. Ishte kjo qe deklaroi pak dite me pare, deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi duke u perpjekur te pergenjeshtronte faktet e publikuara mbi pasurine e saj.
Duke iu referuar ligjit nr.9367, date 07.04.2005 Per Parandalimin e Konfliktit te Interesave ne Ushtrimin e Funksioneve Publike, Vokshi tha se biznesmeni Arjan Tartari nuk eshte beri I saj ndaj nuk kishte detyrime per deklarim ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Por ne certifikaten e gjendjes civile biznesmini Tartari rezulton te jete anetar I trungut te famijes se deputetes Vokshi.
Emri I tij rezulton si babai I vajzes dy vjece, Emi, e cila ka ardhur ne jete ne tetor te vitit 2008. Pikerisht ne kete kohe rezultojne qe disa nga firmat ku biznesmeni Tartari eshte I perfshire te kene perfituar dhe koncesione me vendime te Keshillit te Ministrave.
Nderkohe qe pak dite me pare, znj Vokshi tha se Deklaroj ne pergjegjesine time te plote, qe cdo deklarim i pasurise sime, qe nga viti 2006 e deri me sot eshte bere ne respektim te plote te ligjit. Dhe sa e ka respketuar deputetja e Partise Demokratike ligjet mjafton te shohesh certifikaten e trungut te saj familjar.
Nderkohe qe nga Inspektoriati I Larte I Deklarimit te Pasurive behet me dije se do te nisin hetimet mbi pasurine e deklaruar prej saj. . Ne tre faqe te deklarimit te pasurise, znj.
Vokshi nuk ka shkruar asnje rrjesht per te ardhurat nga kompania e bashkeshortit te saj, qe vitet e fundit operon me fonde te dhena dhe nga shteti shqiptar. Arian Tartari sot ka ne pronesine e tij 6 milione aksione ose 10perqind te vleres se kompanise STREAM OIL & GAS LIMITED, te cilat bazuara ne vleren e aksioneve ne bursen e Toronto Stock Exchange vlejne 3,78 milione dollare.
Megjithese znj. Vokshi nuk deklaron asnje kacidhe nga keto te ardhura, kjo pasuri eshte e deklaruar ne insitucionet e qeverise Kanadeze ku ekziston dokumentacioni I plote I shoqerise STREAM OIL & GAS LIMITED. Biznesmeni qe znj. Vokshi tha se nuk eshte e martuar me te rezulton te jete njeriu me I sukseshem ne vend gjate qeverisjes se partise Demokratike. Babai I femijes se znj.
Vokshi rezulton te te jete aksionier ne 5 shoqeri te ndryshme, shoqeri keto kryesisht te ngritura pas ardhjes ne pushtet te partise Demokratike. Nese behet fjale per biznesin e arit te zi, nder shoqerite thuajse monopol ne kete treg, aksioner do te jete patjeter babai I femijes se znj. Vokshi.
Po keshtu nisur nga dokumentacioni Arian Tartari rezulton te jete perfaqesues edhe ne shoqeri ndertimi apo dhe te eksport importit ku per te marre ekzluzivitetin ne treg nuk kane munguar as VKM- e kryeministrit per shoqerite ku z. Tartari eshte aksioner.
Por per te gjithe kete aktivitet qe perfshine pothuajse te gjitha fushat e ekonomise shqiptare, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnje te ardhur persa I perket bashkeshortit te saj. Nderkohe ne deklaraten e saj te pasurise, ajo qe te vret suyn eshte vakti se si pjese e te ardhurave te znj. Vokshi eshte dhe pencioni I babait te saj.
Shoqerite qe menazhohen nga Arian Tartari
Po pervec shoqerise STREAM OIL & GAS LIMITED qe me vendim te keshillit te ministrave ka ekzluzivitetin e perpunimt dhe perpunimit te hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton te jete aksioner dhe ne 4 shoqeri te tjera qe cuditerisht po me vendime te keshillit te minsitrave perfitojne koncesione nga qeveria shqiptare.
Ajo qe bie ne sy eshte fakti qe te gjitha keto shoqeri jane krijuar gjate qeverisjes se Partise Demokratike ky aksioner jane njerez te perfolur si te afer me familjen kryeministrore. Keshtu z. Tartari rezulton te jete perfaqesues I shoqerise VISION CONSTRUCTION. Kjo kompani eshte krijuar ne vititn 2007 dhe operon ne fushen e ndertimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallarash te ndryshem etj.
Nje tjeter kompani ky z. Tartari behet aksionet vetem nje vit me vone eshte TREVI Group dhe ka objekt te punes se saj punime dheu, sistemime, ndertime civile, vepra arti, tregti artikuj te ndryshem. Duket se jashte vemendjes se z. Tartari nuk jane as ndertimi i ujesjellesave dhe kanalizimet.
Referuar dokumentacioneve bashkeshorti i znj. Vokshi rezulton te jete i perfshire dhe ne shoqerine ART - CONSTRUCTION, ky ky objekti kryesor i veprimtarise se saj eshte pikerisht kjo fushe. Nje tjeter shoqeri e krijuar po gjate qeverisjes se PD-se dhe ky z. Tartari rezulton te jete aksioner eshte ALBAENERGIAPLUS sh.p.k.
Megjithese ishte nje vit e krijuar, me vendim te Keshillit te Ministrave kjo shoqeri e perfaqesuar nga babai I femijes se znj. Vokshi arrin te perfitoje marveshje koncesionare ne ndertimin e hidrocentraleve ne vend.
Koncesionet
TIRANE- Arian Tartari, biznesmeni qe deputetja Albana Vokshi thote se nuk e ka zyrtarisht burre, ka perfituar ne koncesion nafte qe i jep te drejten e shfrytezimit te vendburimeve te naftes nen emrin e nje kompanie kanadeze. Fale vendimit te miratuar nga Keshilli i Ministrave, Tartari posedon te drejten e shfrytezimit te vendburimeve te naftes nga Ballshi e deri ne Devoll.
Por edhe pse kompania eshte prezantuar si kanadeze, ajo rezulton qe te jete nen drejtimin e Arjan Tartarit dhe nje shtetasi grek qe si zyre ka Ishujt Kajman, nje zone e njohur per ngritjen e firmave fantazme pasi legjislacioni fiskal eshte shume liberal.
Behet fjale per shoqerine STREAM OIL & GAS ku me 23 gusht te 2009 qeveria shqiptare miraton marreveshjen e koncesioni me kete kompani per shfrytezimin e vendburimeve kryesore ne vend. Nje tjeter mabrveshie koncesionare qe z. Tartari ka perfituar eshte ajo e ndertimit te hidrocentraleve.
Ne korrik te vitit 2007-te, me vendim te Keshillit te Ministrave, miratohet marreveshja per dhenien ne koncesion te ndertimit te hidrocentraleve. Kane qene vendime maratone te kryeministrit keto, ku ndermjet tyre eshte dhe ndertimi i hidrocentralit ne Suha.
Firma fituese e koncesionit shpallet Albanergiaplus Sh.p.k. Aso kohe, marreveshja u reklamua si sukseset e radhes se qeverise dhe se projekti do te ulte ndjeshem importimin e energjise elektrike.
Ne fakt, me shume se sa zbutja e krizes se energjise elektrike, bie ne sy fakti se si firma arrin te fitoje keto koncesione. Ne kete kohe qe eshte firmosur marreveshja, znj. Vokshi kryente detyren e keshilltares se kryeministrit per ceshtjet ekonomike.
Referuar te dhenave zyrtare te regjistrit te shoqerive zyrtare, behet me dije se kjo shoqeri eshte krijuar me 4 prill te vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari qe vetem nje vit me pas te fitoje nje marreveshje koncesioni, qofte ne sektorin e prodhimit te energjetikes ne vend dhe ate te perpunimit te naftes.