Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nuk është pritur dhe aq mirë vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për mos ndryshimin e çmimit nga kompania CEZ, e cila ka paralajmëruar se ky vendim e detyron kompaninë të ulë investimet, pagat madje të shkurtoj dhe disa vende pune.
Me vendimin e saj ERE nuk ka pranuar kërkesën e CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit mesatar të energjisë për konsumatorët në 4.5 perqind, madje ajo ka rritur tarifën e energjisë që CEZ blen te KESH, me dyfish të çmimit.
Në deklaratën e CEZ thuhet se nga vendimi i ERE-së kompania ka pësuar ulje prej 19 perqind të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike.
“Tarifa fundore është mbajtur në të njëjtin nivel edhe pas rritjes prej 91 perqind të tarifës të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe rritjes prej 8.3 perqind të tarifës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Ulja e të ardhurave me 19 perqind e detyron kompaninë të marrë masa te 4500 punonjësit, duke nisur me shkurtimin e pagave, e deri te largimet nga puna”, thuhet në deklaratën e CEZ.