Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
CEZ Shperndarja kerkon shtrenjtimin e energjise me 4.5 perqind

Publikuar me : 03.09.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Konsumatorët shqiptarë rrezikojnë të përballen me një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike këtë dimër. CEZ Shpërndarja i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë duke kërkuar miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike me mesatarisht 4.5 për qind. Kërkesa është dorëzuar më datë 1 shtator, ndërkohë që lajmi është konfirmuar dje nga Drejtorja e Administrimit te Përgjithshëm të CEZ Shpërndarjes, Erideta Bashi gjatë një aktiviteti të organizuar nga ERE në Shkodër. Sipas CEZ-it, kërkesa për rritje bazohet në treguesit e inflacionit në nivelin e 3.6 perqind, rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare si dhe kostoja e certifikimit të matësve. Pas dorëzimit të kërkesës, ERE ka detyrim ligjor që të vendosë masën e rritjes brenda tre muajve, periudhë e cila zakonisht përkon me fillimin e muajit dhjetor. “Aplikimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike është një aplikim shumë kompleks, pasi përbëhet nga një numër kategorish të ndryshme tarifash. Për këtë arsye është e vështirë të flasim vetëm për një shifër, por le të themi që mesatarja e kërkesës sonë është 4,5 perqind rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorin fundor”, – tha ajo.

Masa 4.5 perqind e rritjes është ajo mesatare, ndërkohë që nuk janë bërë publike specifikisht kërkesat për rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë. Kjo kategori janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë dhe nëse CEZ kërkon të përmbushë planin e të ardhurave do ta shohë me vëmendje të veçantë rritjen për familjarët.

Duke marrë të mirëqenë këtë shifër si edhe përllogaritjet e CEZ-it, i cili hartoi një modul matje të energjië duke u bazuar me konsumi prej 10 kilovat/orë në ditë, përllogaritet që kostoja e një fature energjie të rritet me të paktën 125 lekë në muaj. Shtrenjtimi rritet ndjeshëm nëse bëhet fjalë për konsum mbi 300 kilovat/orë në muaj.

Një diskutim i gjatë pritet edhe këtë vit në lidhje me fashat e tarifimit. Në kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë një vit më parë, CEZ Shpërndarja kërkoi heqjen e fashës prej 300 kilovat/orë për tarifimin e konsumatorëve familjare duke vendosur një çmim standard për çdo kilovat të harxhuar prej 10.09 lekë. Një vit më parë, ERE nuk pranoi heqjen e fashave duke parashtruar si argument faktin se pjesa më e madhe e familjeve në vend harxhojnë më pak se 300 kilovat/orë energji në muaj. Heqja e fashave do të prekte veçanërisht shtresat në nevojë, të cilët konsumojnë më pak se 300 kilovat/orë energji në muaj ndërsa do të favorizonte ata që harxhojnë më shumë, kryesisht faturat që shënojnë mbi 600 kilovat/orë.

Një ndër sektorët më te ndjeshëm nga rritja e çmimit të energjisë elektrike është ai i prodhimit të bukës. Përgjatë këtyre dy viteve, ERE nuk ka lejuar ose ka miratuar një rritje minimale të çmimit për furrat e bukës. Mbetet për t’u parë vendimi i këtij viti, pasi një rritje e energjisë elektrike për furrat do të përkthehej menjëherë me shtrenjtim të bukës për konsumatorët.

 

Çmimi aktual i energjisë

Konsumatorët familjarë që harxhojnë pak energji si edhe furrat e bukës janë ndër më të privilegjuarit sipas tabelës aktuale të çmimeve të energjisë. Më shumë paguanë ata që konsumojnë më shumë si dhe bizneset

 

Familjarë mbi 300 kW/h     7.7 lekë

Familjarë nën 300 kW/h     13.5 lekë

Tregti dhe shërbime (tension ulët) 12.2 lekë kW/h

Tregti dhe shërbime (tension i mesëm) 10 lekë kW/h

Furra, fabrika mielli (tension ulët) 7.6 lekë

Furra, fabrika mielli (tension mesëm) 7.1 lekë

 

Priten kërkesat e KESH-it dhe ERE-s

Një vit më parë, ERE nuk miratoi rritje të çmimit të energjisë eletrike për konsumatorët, por favorizoi CEZ Shpërndarjen duke ulur çmimin me të cilin ajo ia blen energjinë KESH-it. Në një farë mënyrë, gjatë vitit të shkuar CEZ Shpërndarja mori atë që kërkonte.

Një ndër më të prirurit për rritje të çmimit të energjisë është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. ERE sakrifikoi këtë të fundit kur mori vendimin për çmimin e energjisë për vitin 2011 duke ulur çmimin me të cilin KESH ia shet energjinë CEZ Shpërndarjes, vendim i cili u shoqërua me jo pak pakënaqësi në këtë sektor. Përgjatë vitit 2010, kompania shtetërore ia shiste CEZ Shpërndarjes energjinë elektrike me 2.03 lekë për kilovat/orë, ndërkohë, vendimi i ERE-s parashikonte uljen e tij në 1.48 lekë, pra 0.55 lekë më pak për çdo kilovat/orë. Energjinë e blerë nga KESH, CEZ Shpërndarja ia shërben më pas konsumatorëve.

Në në situatë thuajse të ngjashme është edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. ERE nuk mori parasysh kërkesat e kësaj të fundit për rritje të çmimit duke mos lejuar rritjen e investimeve nga OST-ja. Ky është viti kur OST pritet të kërkojë një rritje të kënaqshme të çmimit të çdo kilovati energji, të cilin ajo e merr nga KESH dhe ia dërgon CEZ Shpërndarjes.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 69 here.
Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimiDrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Gazmir Spahija Emirjon Senja Të ardhurat në buxhetin e shtetit po realizohen me ritme të ngadalta duke detyruar qeverinë që të ulë investimet në infrastrukturë me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor. Treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave pasqyrojnë një rritje me 2.5 për qind të të ardhurave në buxhet deri në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë kësaj...Lexo te gjithe artikullin »


» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit