Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Cirroza alkoolike e melcise, nderlikimet qe shkakton

Publikuar me : 07.03.2011 Ne : Shendeti - 188 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Cirroza alkoolike e melcise mund te shkaktohet nga perdorimi i alkoolit dhe kete te fundit e konsumojne jo pak njerez. Metabolizmi i ketij produkti ne melci dhe sasia e tepert e tij con ne shfaqjen e semundjeve akute dhe kronike te ketij organi. Mjekja gastro-hepatologe Albana Duni shpjegon si shfaqet dhe cfare pasojash sjell ne organizem cirroza alkoolike e melcise


Cili eshte funksioni melcise ne organizem?


Melcia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tone, ka shume funksione, te cilat perfshijne prodhimin e faktoreve te gjakut, proteinave, temthit dhe te me shume se 100 enzimave te ndryshme.


Po ashtu ndikon ne metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glukogjenit si burim energjie, mbajtjen normale te perqendrimit te sheqerit ne gjak. Por dhe ne rregullimin e hormoneve te ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve duke perfshire alkoolin.


A konsiderohet alkooli armiku kryesor i melcise. Si ndikon alkooli ne demtimin e ketij organi?


Alkooli demton shume organe, por ne menyre te vecante demton sistemin nervor qendror dhe melcine. Alkooli metabolizohet ne melci dhe sasia e tepert e tij con ne semundje akute dhe kronike te melcise.


Abuzimi me alkoolin con ne tre patologji te semundjeve te melcise, te cilat ne kliniken praktike mund te shfaqen se bashku ne te njejten kohe, ne te njejtin pacient. Patologjia e pare eshte steatoza (dhjamosja e melcise), e cila con ne akumulimin e yndyres ne qelizat e melcise. Kjo gjendje eshte e rikthyeshme, ne qofte se pacienti nderpret alkoolin. Megjithate dhjamosja e melcise mund te coje ne steatohepatit, qe eshte dhjamosje e melcise e shoqeruar me inflamacion. Kjo gjendje mund te coje ne demtime te melcise dhe cirroze.


Patologji tjeter qe mund te shfaqet eshte hepatiti. Alkooli mund te shkaktoje hepatit akut ose kronik. Hepatiti alkoolik mund te ndryshoje nga nje forme e bute e hepatitit me teste anomale laboratorike, ne nje forme te ashper me nderlikime, si ikter (zverdhje e lekures shkaktuar nga mbajtja e bilirubines), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmeria e melcise), ascit (grumbullimi i ujit ne bark), hemorragji nga varicet e ezofagut. Patologji tjeter qe shfaqet eshte cirroza, qe karakterizohet anatomikisht nga perhapja ne melci e nodujve te rigjenerimit te kombinuar me fibroze.


Keto demtime perfshijne te gjithe melcine dhe shkaktojne crregullim te madh te qarkullimit intrahepatik te gjakut. Melcia cirrotike ka nje siperfaqe te nodozuar dhe konsistence te forte e margo te mprehte. Madhesia e melcise ndryshon nga nje i semure te tjetri.


Kjo do te thote qe nje melci cirrotike mund te jete e zmadhuar (hipertrofike), ose e zvogeluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e nje lobi te melcise kombinohet me hipertrofine e nje lobi tjeter. Ne varesi nga noduset qe formohen, cirroza klasifikohet ne mikro dhe makronodulare.

Cirroza si shfaqet konkretisht?


Cirroza mund te zhvillohet pa precedentet e steatozes ose te hepatit alkoolik. Cirroza alkoolike eshte forma finale e parikthyeshme e semundjes hepatike gjate efekteve kronike, toksike dhe inflamatore te etanolit ne melci. Ne cirroze qelizat e melcise zhvendosen nga indi fibroz.


Fibroza gjithashtu con ne zhvillimin e hipertensionit portal dhe hipertensioni portal con ne formimin e variceve te ezofagut, stomakut, zorres etj. Stimulimi i fibrozes, i induktuar nga alkooli eshte multifaktorial. (Shenim Ne numrin tjeter do te lexoni se sa ndikon alkooli ne shfaqjen e cirrozes, cfare pasojash sjell cirroza alkoolike dhe si mund te trajtohet).

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit