Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dako Do ti kthejme shkelqimin e humbur qytetit

Publikuar me : 29.04.2011 Ne : Politike - 320 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Vangjush Dako kandidon per nje mandate te dyte ne krye te bashkise se Durresit duke premtuar se ne vitin 2015 te gjithe do te shohin nje qytet spektakolar. Ai e bazon fushate tek nje sere projektesh interesante dhe tek fakti qe perballe ka nje kandidat, sipas tij, qe askush nuk mund ti besoje.


Zoti Dako, ju kandidoni per bashkine e Durresit, perse mendoni se duhet tju votojne ju, dhe jo kandidatin tjeter?


Ka nje mori arsyesh qe durrsaket te votojne Partine Socialiste dhe kandidatin e saj. Ka nje mori arsyesh qe durrsaket te votojne kunder Sali Berishes dhe politikes te tij. Nuk do te doja te beja nje liste, por gara per Bashkine e Durresit, si gara ne te gjithe Shqiperine, eshte nje beteje e forte mes dy botesh, mes botes se vjeter qe vjedh e grabit, hedh ne ere, permbyt dhe ekzekuton qytetaret e pafajshem dhe endrres per nje Shqiperi evropiane e demokratike.


Eshte beteja per te ndertuar shpresen, per te ndertuar te nesermen, per te larguar me vote uzurpatoret e pushtetit, qe varferuan qytetaret dhe pasuruan me vjedhje e krim veten e tyre. Eshte beteja qe kerkon te mos lere me peng te pushtetit qytetarin e thjeshte dhe ta shnderroje qytetarin e thjeshte ne peng te babezise dhe marrezise se ketij pushteti. Ne 8 maj ne trokasim ne deren e cdo familjeje durrsake per t´i treguar se cdo te bejme ndryshe dhe me mire, sepse cdo durrsak e di se ne kater vjet kemi punuar ndryshe dhe me mire nga kundershtaret tane qe nga Durresi tradicional e deri tek zona e Kenetes.


Cila eshte, sipas jush, pika me e dobet e kundershtarit tuaj?


Nuk eshte nje, jane shume. Njeriu nuk eshte vetem ai qe shfaqet ne nje moment te caktuar. Ai eshte dhe e shkuara e tij qe deshmon sesi do te jete ai ne te ardhmen. Une do te pyesja a mund t´i besohet kandidatit qe afron PD-ja? Po te shohim se cfare ka bere ne te shkuaren, pergjigja eshte pa dileme Jo! Ai eshte nje genjeshtar. Kujtoni cfare ka thene dje, per te mos i besuar per ato qe thote se do te beje neser.


Eshte po ai qe lustronte me furce statujen prej balte te Saliut ne 1996-en, eshte po ai qe e konsideronte Saliun diktator ne 1999-en, eshte po ai qe shijoi peshtymen e tij dhe tani i rikthehet Durresit fshehur nen sqetullen e Saliut. Eshte i njejti individ qe betohej kunder TEC-it ne Porto Romano, qe kundershtonte Portin e Peshkimit dhe eshte i njejti qe votoi per to kunder interesit te qytetarit durrsak. Tani, ne fushate, del dhe thote se eshte kunder ndertimit te TEC-it.


Duke ditur ndjeshmerine e qytetareve ndaj kesaj gjeme qe do t´u shkaterronte te nesermen e tyre, ai guxoi te kundershtoje kryeministrin qe e ka marre kete vendim per klientet e oborrit te tij. Ferdinandi eshte nje genjeshtar. Mund t´i falet injoranca ish-ministrit te pakulturuar te kultures qe nuk di se ku ndodhet varri i themeluesit te Shtetit Shqiptar, mund t´i falet fyerja qe i beri kujtimit te Plakut te Urte te Vlores dhe gjithe Shqiperise, por eshte e pafalshme qe te genjeje dhe te thote se po punon ai dhe gjithe qeveria shqiptare qe te sjellin eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi. Si i zoti edhe ciraku. Si Saliu edhe Ferdinandi.


Cili eshte plani juaj per te drejtuar Bashkine kater vitet e ardhshme?


Vizioni yne, detyra jone, endrra jone e madhe drejt te ciles do te mberrijme, eshte t´i rikthejme shkelqimin e humbur qytetit, shnderrimi i tij ne qendren kryesore te turizmit, shnderrimi i tij perfundimtar ne nje qytet tipik Mesdhetar. Nje qytet qe eshte i bekuar nga deti dhe dielli, nga e shkuara antike dhe nga e ardhmja e sigurt. Ne planet tona qe jane parashikuar qarte ne Programin Kater vjecar te Zhvillimit dhe ne Kontraten e re me Qytetarin Durrsak, perfshihet zhvillimi i infrastruktures sipas standarteve evropiane, zhvillimi i hapesirave publike, afrimi i qendres me periferine duke minimizuar dallimet mes tyre dhe sidomos, duke e bere qytetin atraktiv per turizmin jo vetem ne vere, por edhe ne dimer.


Ne duam te bashkojme dy elemente Durresi te jete qyteti i turizmit masiv dhe atij elitar ne te njejten kohe. Dhe ne fund te mandatit te dyte, ky premtim do te jete nje realitet i prekshem duke respektuar nevojat e banoreve, te turisteve vendas dhe te huaj dhe duke respektuar fort elementet mjedisore. Ne 2015, me garancine qe ka dhene nje mandat i pare i suksesshem ne krye te bashkise se Durresit, gjithkush do te thote se bashku e kryem!


Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve?


Jane shume projekte te tille qe do te konkurronin per t´u konsideruar si me i rendesishmi ne Durres. Do te permendja, megjithate, projektin Vija e kalter, i cili synon krijimin e struktures moderne te portit turistik si dhe konfirmon integrimin e plote dhe perfundimtar te bashkise se Durresit ne sistemin e transportit nder-rajonal dhe duke favorizuar njekohesisht zhvillimin intensiv te Portit si Porta kryesore ne Korridorin e Tete.


Çfare u premtoni biznesmeneve?


Ne mandatin e pare ne drejtimin e bashkise se Durresit, e gjithe veprimtaria e institucionit eshte udhehequr nga parimet themelore te zhvillimit ekonomik duke ekuilibruar rritjen ekonomike te qytetit dhe te mireqenies se qytetarit me cilesine e jetes se komunitetit dhe me respektimin e kerkesave sociale dhe mjedisore. Eshte parashikuar vijueshmeria e mbeshtetjes per Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme nepermjet masave te asistences teknike qe perfshijne qendra trajnimi, lehtesi te ndryshme, teknologji informacioni, inkubatore biznesi.


Brenda parkut Industrial dhe zones se Shkozetit, ne bashkepunim me Universitetin e Durresit, do te zhvillohen inkubatoret e biznesit. Bashkia Durres ka fituar te drejten e zbatimit te nismes Smart Cities me Projektin Igovernment . Projekti konsiston ne ndertimin dhe menaxhimin e sistemit te kontabilitetit ne krijimin e nje sistemi te menaxhimit te taksave vendore dhe permiresimin e nje sherbimi nga kendveshtrimi qytetar ne nje One -Stop- Shop te teknologjise se larte, cka do te krijonte kanale te reja komunikimi per qytetaret dhe bizneset .


Cila eshte politika juaj per taksat vendore?


Do te rrisim bazen e tatim paguesve duke mos rritur nivelin e taksave vendore. Ky eshte nje diskutim i gjere dhe i veshtire per t´u permbledhur ne pak fjale. Por do te doja te theksoja se cdo qindarke e mbledhur nga qytetaret, do te shpenzohet ne emer te tyre, ne emer te nevojave te tyre, ne menyre transparente dhe duke kerkuar edhe mendimin e tyre. Si dje, edhe sot e neser, bashkia e Durresit garanton pikerisht nje gje te tille, e cila ben edhe diferencen me kundershtaret tane si ne nivel qendror, ashtu dhe ne nivel administrativ.


A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime?


Siguria jone per te nesermen bazohet ne dy elemente kryesore nga baza e mire qe eshte hedhur ne kete kater vjecar te drejtimit te bashkise, dhe nga ekzistenca e nje numri mjaft te madh projektesh te cilet do te realizohen ne kete mandat te dyte. Shume nga to kane nisur, shume te tjere jane gati dhe presin vetem te startojne. Ne dispozicion te qytetareve eshte nje staf i shkelqyer teknicienesh, dijet e te cileve dhe perkushtimi qe kane demonstruar ne kater vjet, jane nje garanci serioze per te nesermen.


Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e turizmit?


Ne punen tone kater vjecare dhe projektet per te nesermen, turizmi shihet i lidhur ngushte me ruajtjen e mjedisit, zhvillimin ekonomik, sherbimet, tregtine, transportin. Eshte pasur parasysh ruajtja e vijes bregdetare prej 6 kilometrash ne varesi te bashkise se Durresit nga ndertimet dhe nderhyrjet pa kriter, shumica dermuese e te cilave, trasheguar nga e shkuara. Zemra e qytetit, Sheshi Liria , eshte pjese e ketij transformimi, eshte ne ndertim, pavaresisht pengesave barbare qe i ka bere pushteti qendror, nje galeri e arteve te bukura dhe antikitetit, qe e shnderron gjithe ansamblin arkektonik ne nje vitrine te Durresit, nga pikepamja utilitare dhe estetike. Durresi ka hyre tashme ne destinacionet turistike te Evropes, me promovimin e Turizmit ne Panairet me te rendesishem


Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit ?


Pervecse do te permiresohet infrastruktura turistike me permiresimin e sinjalistikes turistike, pikave te informacionit ne qytet dhe kullave te rojeve bregdetare pergjate gjithe vijes bregdetare, eshte parashikuar zhvillimi i elementeve infrastrukturore ne sherbim te Planeve te Zhvillimit te qytetit si destinacion turistik. Gjithashtu do te vazhdohet me zbatimin e fazes te dyte dhe te trete te projektit te Sheshit Liria, projekti Vija e Kalter e keshtu me radhe.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit