Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dalipi Basha te lere politiken e mashtrimit, te beje publik projektbuxhetin

Publikuar me : 14.12.2011 Ne : Politike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas deklaratave të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, në lidhje me rikonstruksionin e çerdheve me Buxhetin e 2012 ka reaguar menjëherë opozita në Këshillin Bashkiak (KB), sipas të cilëve Basha duhet të lërë politikat e mashtrimit dhe të bëjë publike projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Grupi i opozitës në KB shpreh shqetësime në lidhje me vonesat në diskutimet për projektbuxhetin, duke i cilësuar këto të fundit si të pajustifikueshme. Basha deklaroi se Tirana do të ketë një buxhet 3 herë më të lartë në drejtim të investimeve publike. Ai ka theksuar se projektbuxheti për vitin 2012 është gati dhe brenda kësaj jave do të konsultohet me qytetarët.

 

 

 

DEKLARATE

Basha të lërë politikën e mashtrimit, të bëjë publik projektbuxhetin

Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës shprehin shqetësim për vonesën
e pajustifikuar të diskutimit të projektbuxhetit të kryeqytetit. Si përfaqësues
të qytetarëve dhe në respekt të ligjit, kryetari i emëruar i bashkisë duhet të
na vërë në dispozicion menjëherë projektbuxhetin dhe zyrtarët përgjegjës të
informojnë anëtarët e këshillit për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak.

Çdo lloj tentative për të adresuar akuza politike në lidhje me çështjet në
Tiranë, Lulzim Basha t’i lërë mënjanë, të kërkojë ndjesë publike në emër
të veprimeve të grupit politik që përfaqëson, të cilët për dy vite radhazi
bllokuan buxhetin e qytetarëve, në shërbim të interesit partiak, klientelist
apo familjar.

Në asnjë rast, askush nuk mund të fshihet përballë dëmit që iu shkaktua
qytetarëve me bllokimin e projekteve zhvilluese, gjë e pa ndodhur në asnjë
institucion vendor të botës demokratike.

Përpara se të deklarojë gjoja trefishim buxheti, duhet t’u sqarojë qytetarëve
dëmin miliona euro në projektin e sheshit Skënderbej, apo abuzimet me
ambiente publike, nga ku, ministrat në shoqërinë e tij, japin me cinizëm dhe
pa asnjë dhimbje lajmin se pensionistët nuk do festojnë këtë fundvit.

Grupi i këshilltarëve “Aleanca për të Ardhmen”
Këshilli Bashkiak Tiranë

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit