Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dashamir Peza, perballe Berishes ne Gjykaten e Larte

Publikuar me : 26.11.2011 Ne : Kronike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Deputeti socialist Dashamir Peza dhe e shoqja e tij, Entela, do të përballen në Gjykatën e Lartë me kryeministrin Berisha, të cilin e kanë akuzuar për shpifje. Edhe pse padia është bërë pothuajse dy vjet më parë, vetëm tani Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për të zgjedhur gjyqtarët që do merren me çështjen.

“Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon te shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur”. Kjo deklaratë, e dal nga goja e kryeministrit Sali Berisha më 26 Nëntor 2009 nga foltorja e Parlamentit, e ka detyruar deputetin e Partisë Socialiste, Dashamir Peza dhe bashkëshorten e tij Entela Peza, ta padisin kreun e qeverisë në Gjykatën e Lartë për shpifje. Padi kjo, që me shumë gjasa do të pushohet nga pesëshja gjykuese e kësaj Gjykate, e cila dje u përzgjodh mbi bazën e shortit me gogla. Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, mësohet se për gjykimin e kësaj padie të regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.11/11 akti, janë përzgjedhur gjyqtarët Ardian Nuni (Relator i Çështjes), Arjana Fullani, Besnik Imeraj, Guxim Zenelaj dhe Medi Bici. Të pesë këta gjyqtarë pritet të caktojnë edhe datën e shqyrtimit të seancës së parë, ku përfaqësuesit e palës paditëse të çifti Peza të paraqesin pretendimet e tyre dhe provat për këtë deklaratë shpifëse.

Nga ana tjetër, më pas pala akuzuese, konkretisht avokatët e kryeministrit Sali Berisha të paraqesin pretendimet e tyre mbrojtëse dhe më pas togat e zeza të shprehen me vendim. Vendim, ky që tashmë dihet, pasi po kjo Gjykatë në dy vendime të tjera, ku akuzues ka qenë kryeministri Sali Berisha ka vendosur pushimin e padive, me pretendimin se “deputetët nuk mbajnë përgjegjësi civile apo penale për deklaratat e bëra nga foltorja e Kuvendit”. Kështu që edhe padia e çifti Peza, pritet të arkivohet në këtë Gjykatë me vendim pushimi.

Sipas të dhënave të siguruara nga vendimet e togave të zeza, mësohet se pas deklaratës së kryeministri Berisha, ka qenë fillimisht kreu i PS-së Edi Rama që i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një kallëzim penal ndaj shefit të mazhorancës, duke e akuzuar për shpifje. Më pas, po për këtë akuzë kreu i PS-së me ndihmën e avokatëve i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që togat e zeza ta dënonin kryeministrin Berisha për shpifje. Kësaj padie të Rama, në atë kohë iu shtua edhe padia penale e nënës së tij, Aneta Rama e cila përveç se u shpreh se nuk do ta falte kurrë kryeministrin Berisha për deklaratat e tij perverse, kërkoi që edhe me vendim të Gjykatës të dënohet për “shpifje”. Por, edhe këto padi u pushuan me argumentin se nuk mban përgjegjësi për deklaratat e tij në Kuvend.

 

1.      Ardian Nuni, Relator i Çështjes

2.      Arjana Fullani

3.      Besnik Imeraj

4.      Guxim Zenelaj

5.      Medi Bici

 

 

 

Nëntor ‘09, fjalimi i Berishës

Parlamenti ynë ka parë e ka dëgjuar shumë gjëra, por fjalimi i Berishës më 26 nëntor 2009, mund të quhet si një nga fjalimet më të çmendura. Pas këtij fjalimi, kryetari i PS, Edi Rama, iu drejtua prokurorisë duke kërkuar që të hetojë për Berishën. Por prokuroria e pushoi çështjen. Atëherë Rama e dërgoi padinë e tij në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit ka vendosur të pushojë çështje, duke i dhënë të drejtë prokurorisë. Kjo e fundit pati deklaruar se nuk ka elementë penalë në këtë fjalim. Më poshtë disa pjesë nga fjalimi i Berishës:

“Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur Cili është ai burrë? Zoti Rama ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe dhe largohet prej teje e lemerisur. Edhe ajo është një zonjë, edhe ajo është një motër edhe ajo është një vajzë shqiptare. Zoti Rama ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash cili është ai burrë që rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush hundët e fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare. Je ti, s’është askush tjetër. Kjo është e vërteta”.

“Zoti Rama ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një backround kriminel se ishte mbesa e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë, por ajo vetë s’kishte asnjë manifestim të tillë. Një ditë, kjo zonjë e nderuar, për të cilën kam respekt dhe do kem, më bën një letër të hapur. Mendova, po Neta mirë, e shoh ia kishte shkruar i biri. I lutem zonjës: Kam shumë respekt për ty, por është në integritetin, në nderin tënd tu tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar djalin tënd, Edvin Ramën 10 vjet për skizofreni, dhe e kanë mjekuar kolegët e mi, tua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’përpiqet tu bëjë dil me kurajë si nënë shqiptare dhe ngriju mbi sentimentin e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij me rroba gjumi në Pazar, dil sepse është në interesin tënd më të mirë”.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 89 here.
Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne AustriNjë e plagpsur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina) Studentët e vitit të tretë Gjuhe-Letërsi pak orë para aksidentit në Apolloni I PËRDITËSUAR – 15:40 Dy prej të plagosurave nga tragjedia e Himarës do të dërgohen për mjekim të specializuar nga Austri. Spitali Ushtarak i ka drejtuar një kërkesë për transport ambasadës austriake në Tiranë pasi një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me avion sanitar. Një lajm i tillë është...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”
» Pezullohet licensa per “Kristal-in”
» Iu zhvat 20 milione leke, mashtronte t’u kthente pronen
» Tirane, kapen pese persona te kerkuar
» Tirane, kapen 5 te kerkuar
» “21 janari”, shtyhet gjyqi ndaj te akuzuarve, avokatet kerkojne pa vlefshmerine e ekspertizave
» Lamtumire studenteve qe perloten Shqiperine

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit