Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dashnia fiton mbi gjithcka

Publikuar me : 27.10.2010 Ne : Kulture - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

(Omnia Vincit Amor)


I nderuem zotni Vehbiu,
Ju falemnders qe polemizuet me shkrimin tem te dates 20.10.2010, ani pse nuk kisha kerkese a pyetje per askend, ju reaguet ndaj tij, por ma shume ndaj pyetjeve qe ju kane linde kur keni lexue shkrimin edhe pse ne gegnisht.


Çudi qe e paskeni marre vesht? Gjithsesi me vjen mire fort qe kane mbete ende njerez qe i bajne pyetje vedit, sepse kur nuk i pyete kush, kjo asht e vetmja menyre me ra ne sy.


E mira asht qe here tjeter kur te me drejtoheni, me edukate sic po ju drejtohem une ju, e jo sikur po doni me gjete halen ne perpeq, e me dale shpejt e shpejt burre i zoti para kuvendit.
Te kalojme ne teme. A thue duhet une me zhduke faktin se jam gege?


A thue ju duhet me zhduke faktin se jeni toske? Mos ndoshta duhet me zhduke edhe faktin se jena shqiptare? Ska pse krenohet as turpnohet kurrkush, as se asht gege, as se asht toske apo se asht shqiptar, kjo gja nuk asht me zgjedhje, ose asht ose nuk asht.


Akuza qe ju me bani tue me quejte gegocentrik, asht nji bllof. E pse? Vetem pse kam permend fakte historike qe tashma kane dale ne diell?!


A ngaterroheni qellimisht apo pa dashje, kete nuk e di, Zoti ju falte ne dy rastet. Mos ndoshta edhe Pal Engjelli e Buzuku kane kene gegocentrik, Bogdani, Bardhi, Mjeda e Fishta, Migjeni, Pashku e Camaj? Mos Frasheri ka kene toskocentrik, a Çajupi, Poradeci, Pasko, Noli, Asllani e Rreshpja, po ashtu? Jo, e ju e dini mire.


Por ju, tue shkrue ne standard ne nji gjuhe sic shpreheni vete qe kerkon me nda, me lincue a vra me kedo qe nuk pyet xhaxhin, te vjetrin ose te riun.
Ne esen tuej Shqipja totalitare ju rreshtoni me te drejte damet e medhaja qe i jane ba shqipes prej komunizmit. Ciles shqipe? Kjo asht nji pyetje qe ia keni ba vedit, nese ju keni harrue po ua kujtoj une.


Por ju harroni se nuk ka krim pa viktime? Ju denoni kriminelin por thoni qe krimi nuk ka ndodhe, sepse standardi nuk asht viktima. E drejte ne fakt nuk asht viktima por arma e krimit, kjo asht arsyeja qe ju nuk gjeni viktimen, por vetem armen te cilen na propozoni me vazhdue me e perdore.


Cila asht viktima atehere? Gjithkush e din Gjuha Shqipe e paster, pra gegnishtja dhe toskenishtja e shkrimtareve te vertete e te lire. Asnji prej tyne nuk u muer, sic pretendohet si baze shpirtnore per standardin me emnin Envershtajn.


Pse fjalet ne standard jane shumica toske kjo nuk e ban stadardin toskenisht, mbasi gjuha pervec trupit, pra fjaleve e rregullave, ka edhe shpirtin letersine. Kjo asht arsyeja pse stadardi nuk krijoi letersi, sepse asht linde i vdekun. Tosket kane nji shprehje te bukur per kete rast I mbyturi te mbyt!


Ne lidhje me bisedat e tavolinave qe permendni, due me sqarue tre fakte I pari Prite i madhi Zot ba me u ba paskajorja muhabet tavolinash !!!! Atehere nevojitet nji tavoline aq e madhe sa mandej na duhet me pranue perunjsisht se nuk ekziston nji tavoline e tille. I dyti Po ashtu rotacizmi asht nji problem qe ju e njihni fort mire e qe asnji prej gjuheve qe e ka nuk krenohet me te.


I treti Per vogabularin qe thoni se asht thjesht nji canard (per ata qe nuk e dine, fjala canard ne gjuhen frange d.m.th rikan, ne kuptimet e tjera don me thane lajm i rreme, shpifje, rrene) po kujtoj nji fakt qe e gjykon gjithsecili se kush asht le canard ne kete rast argumenti jem apo ju Fjalorin e Mehmet Elezit.


Ky Fjalor permban rreth 41000 fjale e rreth 54000 kuptime, te cilat nuk gjinden ne fjaloret e Akademise se Shkencave te viteve 1980 e 2002.


Nese dikush kujton se tue shkrue gegnishten, kjo asht shenje e epersise se gegeve ndaj toskeve, po don me cue debatin atje ku e conte Enver Hoxha, te grupet armiqesore. Ne gjuhe nuk bahet fjale per epersi por per dashni.


Kjo asht arsyeja pse une i therras dashnise per gjuhen e per njeni tjetrin, dashnia mundet me na shpetue prej kesaj katrahure, sepse dashnia asht ajo qe bashkon, po nuk kje dashnia mbrenda gjuhes, mjere na, atehere gjuha e na vete bahena te padashtun.
Se fundi ju uroj suksese ne albanologji
Me 25 tetor 2010 Rennes, France


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit