Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Sport - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Gianni De Biasi, ish-trajneri i Modenës, Breshias, Torinos dhe Udinezes do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta nga “Sport Mediaset”.
De Biasi do të udhëheqë kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botë për vitin 2014-të, që do të zhvillohet në Brazil. Kjo do të jetë detyra e para për t’i trajner i ndonjë kombëtareje.
De Biasi do të jetë trajneri i dytë Italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare pasi i pari ishte Dosena.
Shqipëria është pjesë e grupit E bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën.