Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Sport - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Italiani ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në këtë mënyrë De Biasi do të jetë në krye të ekipit shqiptar vetëm për ndeshjet eliminatore për kampionatin botëror të futbollit “Brazil 2014”.
Gianni De Biasi ka drejtuar më parë ekipet si Modena, Breshia, Torino dhe Udineze.
De Biasi do të jetë trajneri i dytë Italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare pasi i pari ishte Xhuzepe Dosena.
Për eleminatoret e botërorit të vitit 2014-të, Shqipëria është pjesë e grupit E bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën.