Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
De Biazi Ndihem trajner i te gjithe shqiptareve

Publikuar me : 23.12.2011 Ne : Sport - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Trajneri i ri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, është rrëfyer përpara udhëtimit drejt Italisë, në kanalin SuperSport, në pyetjet e gazetarit Dritan Shakohoxha.

Tekniku italian ka zbuluar gjithçka rreth strategjisë, që do të ndjekë në radhët e përfaqësueses kuqezi, por edhe për jetën private.

 

 

- Kush është De Biazi, na tregoni diçka për veten?

- Jam një njeri i thjeshtë, që kam punuar shumë për të mbërritur deri në Serinë A. Mendoj se aspekti më pozitiv është se jam i gatshëm të punoj në fushë dhe të sakrifikoj. Do të thoja që futbolli është gjithçka në jetën time. Kam luajtur që i vogël për të arritur në Serinë A. Më pas, kur lashë futbollin, m’u desh pak kohë për të ecur larg si trajner dhe tani me kombëtaren shqiptare dua të nis një epokë për të zhvilluar të gjithë futbollin shqiptar.

- Pse zgjodhët për të drejtuar Shqipërinë? Na tregoni pak prapaskenat, si doli në pah emri i kombëtares shqiptare?

- Thellë në zemrën time dëshiroja të stërvisja një ekip kombëtar dhe mendoj që erdhi momenti i duhur në moshën e duhur për të provuar një eksperiencë të tillë. Jam kontaktuar nga një shqiptar që jeton në Itali, Sokol Haxhia, dhe ai më propozoi këtë mundësi. Unë e kam studiuar në internet. Më pas u takuam me presidentin dhe zv.presidentin në Milano, duke arritur akordin.

- Cila është gjëja e parë që ju shkoi ndër mend, pasi morët konfirmimin që do të ishit trajner i Shqipërisë?

- Gjërat që kam mësuar ishin se ka dëshirë për rinovim dhe për të nisur një projekt të ri, që mund të japë menjëherë kënaqësi, por që të lejon të shohësh përpara dhe, siç e thashë më pare, të zhvillosh të gjithë futbollin shqiptar. Unë e di që do të jetë e vështirë, por nëse të gjithë shkojmë në të njejtin drejtim, atëhere do te marim shume kënaqësi.

- Këto ditë jeni bombarduar me informacione për ekipin. A ka diçka që ju ka bërë përshtypje?

- Unë jam tip që kërkoj të mësoj gjithçka nga të gjithë dhe dua shumë informacion dhe më pas në kokën time bëj llogaritë. Më parë pata mundësi të shoh një ndeshje midis dy skuadrave të kategorisë superiore, Teuta-Flamurtari. Problemi im është se dua të njoh sa më mirë kampionatin shqiptar, për ta krahasuar më pas me Serinë A, Ligën Spanjolle apo Bundesligën. Duhet të bëjmë disa vlerësime dhe të kuptojmë si të sillemi dhe cilët lojtarë të ndjekim me vëmendje në të ardhmen.

- Ka pasur disa lojtarë shqiptarë që kanë luajtur dhe luajnë në Itali. Na thoni diçka për ta…?

- Le të themi që i njoh të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Serinë A, nga Ujkani që luan tek Novara, tek Cana i Lacios, edhe pse në këto momente po luan shumë pak, dhe sfidën e fundit e ka luajtur në Europa Ligë, ku u largua në fillim të pjesës së dytë. Prej vitesh njoh Bogdanin, pasi e kam takuar si kundërshtar me skuadrat e mia. Duhet të shohim edhe lojtarët që luajnë në kategoritë inferiore në Itali, njëri prej të cilëve është Memushaj, i cili luan tek Karpi dhe më parë është grumbulluar me kombëtaren. Ky është vëzhgimi i parë.

- Çfarë lloj trajneri jeni, mbrojtës apo sulmues?

- Shumë sulmues kërkojnë të luajën në skuadrën e Zemanit, për të shënuar shumë gola. Por shumë mbrojtës kërkojnë të mos jenë në skuadrën e tij, pasi portierët pësojnë shumë gola. Por e lëmë mënjanë këtë batutë, pasi ishte shaka. Unë jam një person i ekuilibruar, që ka në mendje lojën e bukur, por rregulli numër një është të shënosh gjithnjë një gol më shumë se të tjerët dhe të pësosh sa më pak. Kjo është filozofia ime, duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të marrim kot.

- Duhet të përshtatet ekipi me ju apo ju me ekipin?

- Unë jam një njeri i thjeshtë dhe përshtatem me atë që kam përpara. Nëse një njeri është i gjatë dhe peshon 100 kg nuk mund t’i vesh një kostum për një njeri që peshon 70 kg. Më kuptoni, besoj. E rëndësishme është të vendosësh lojtarët në pozicionin ku mund të japin më të mirën, 110 perqind dhe jo 100 perqind. Kjo është e rëndësishme.

- Çfarë kombëtareje duhet të presim në eliminatore? Si e mendoni grupin e Shqipërisë?

- Jemi në një grup të fortë. Zvicra qëndron mbi të tjerat në bazë të kualiteteve që ka. Për ne është e rëndësishme ndeshja në Zvicër, pasi kërkojmë të tregojmë se sa vlejmë dhe më pas kemi dy kundërshtarë të rrezikshëm, Norvegjinë, që gjendet në vendin e 25-të FIFA-s dhe Sllovenia në vendin e 28-të. Janë skuadra që sot për momentin janë më mirë se ne. Duhet t’i respektojmë këto skuadra, por duke ditur që edhe ato kanë pika të dobëta, që ne mund t’i shfrytëzojmë. Duhet të punojmë në bazë të cilësive tona.

- Do të jetoni në Tiranë?

- Do të mundohem të qendroj sa më gjatë këtu. Është e qartë që, duke pas shumë lojtarë jashtë, do të jem në lëvizje. Por do të jem shpesh edhe këtu për të ndjekur kampionatin shqiptar. Do të mundohem të bëj disa grumbullime dhe të parin do ta nis që në janar, me futbollistë të kampionatit shqiptar, pasi nuk kemi datë të lirë të FIFA-s. Nuk dua të humbas kohë, sepse kam ardhur për të punuar dhe jo për pushime në Shqipëri.

- Keni disa pasione dhe njëri prej tyre është biçikleta…?

- Unë jam tip sportiv, edhe pse kohët e fundit nuk kam pasur shumë kohë për të lëvizur me biçikletë. Por më pëlqen edhe golfi e tenisi. Më pëlqen të aktivizohem, edhe pse së fundi koha më mungon.

- Meqë pasioni juaj është biçikleta, është kënaqësi të ecësh drejt ose në dishesë? Si e shihni kombëtarën tonë në malore, në dishesë apo në rrugë të drejtë?

- Kjo varet nga ne. Në fillim do të jetë malore, pasi është e vështirë të arrish në majë, pasi më pas zbret më lehtë. E rëndësisshme është që në shtator, në sfidën e parë kualifikuese për botërorin, të shkojmë me një skuadër të qartë dhe më idetë e veta taktike, një skuadër që di të sillet mirë në fushë. Sipas meje, kjo është e rëndësishme.

- Ndiheni trajner i kombëtares apo i të gjithë shqiptarëve?

- Unë ndihem trajner i të gjithë shqiptarëve, pasi kombëtarja duhet të bashkojë popullin. Është identiteti dhe krenaria e një kombi.

- Këngën më të famshme të stadiumeve jua mësuan?

- Po, kam mësuar “Xhamadani vija–vija”.

- Shpresoj që këtë këngë ta këndojmë së bashku në shqip…?

- Do të përpiqem ta mësoj dalëngadalë, pasi shqipja nuk është një gjuhë e lehtë, edhe pse kam filluar të kuptoj diçka kur më bëni pyetje dhe mendoj se ky është një hap i rëndësishëm.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit