Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
De Biazi, ne “pole” per pankinen kuqezi

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Sport - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Xhovani de Biazi do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Praktikisht Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me teknikun italian, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi. 55-vjeçari mund të prezantohet në krye të stolit kuqezi në fillim të javës së ardhshme. Ish-trajneri i Udinezes, Torinos e Breshias në Itali apo edhe Levantes në Spanjë ka fituar garën me bashkëkombasit e tij, Mario Bereta dhe Benito Karbone, të cilët vlerësoheshin si kandidatë potencialë për stolin e Shqipërisë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i shoqëruar nga dy zv.presidentët Kasmi e Nuri, si edhe nga sekretari i përgjithshëm, Prodani, ishin takuar me De Biazin, si edhe me Karbonen, Pilon e Kamolezen, gjatë fundjavës së kaluar në Milano. De Biazi së bashku me Karbonen ishin dy trajnerët që i kishin lënë përshtypje të shkëlqyera delegacionit të institucionit që drejton futbollin në Shqipëri.
De Biazi do të jetë trajneri i nëntë i huaj i përfaqësueses kuqezi dhe i gjashti në periudhën kur federata drejtohet nga Armand Duka. Më parë, në stolin e Shqipërisë kanë punuar serbi Ljubisha Broshiç (në vitin 1946), hungarezi Miklosh Vadas në vitin 1953, rusi Nikolaj Ljukshinov në vitin 1958. Në dekadën e fundit në Shqipëri kanë punuar Xhuzepe Dosena, Hans Peter Brigel, Oto Bariç, Ari Han dhe Josip Kuzhe. Ndeshja e parë zyrtare e Xhani de Biazit do të jetë miqësorja e 29 shkurtit me Gjeorgjinë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit