Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Sport - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Arlinda Gjypi
Maria de Vilota, pilotja spanjolle e Formula Superleague, është shprehur se është pranë nënshkrimit të kontratës për t’u bërë pilotja e tretë e skuadrës së Renosë për sezonin 2012 të Formula 1. 31-vjeçarja deklaroi se priste që thjesht të hidhte firmën në letër në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Ajo u shpreh se roli i saj do të jetë “të premten ose pilotja zëvendësuese” në Çmimin e Madh, duke ditur se puna e saj do të përqendrohet në 2013-n, kur ajo shpreson të jetë “në krye të garës”.
“I kemi të gjitha mundësitë, gjithçka që mbetet është që të mblidhen pjesët për të plotësuar figurën dhe më pas për të mbërritur në fund të negociatave”, u shpreh De Vilota për “Europa Press”. Ajo tha se ka shumë femra që mund të pilotojnë shumë mirë dhe është shumë e rëndësishme që të përpiqesh për të hapur rrugën në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kjo nuk është e jashtëzakonshme. De Vilota, babai i së cilës Emilio de Vilota ka garuar për Formula 1 në vitet ’70 dhe ’80, ishte e ftuar në Interlago fundjavën e kaluar.
Renoja ndërkohë ka nënshkruar ndërkohë me Kimi Raikonen, i cilësuar si Njeriu i Akullt, i cili fitoi botërorin e Formula 1 në 2007-n. Kimi u shkëput për dy vjet, ndërsa mori pjesë në garat e rellit.