Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Debatet me pikante te seances se djeshme per buxhetin

Publikuar me : 26.11.2011 Ne : Politike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Deputetët e opozitës folën një nga një duke kundërshtuar buxhetin ndërsa ata të mazhorancës dhe ministrat folën në mbrojtje të tij. “Shekulli” ka përzgjedhur disa nga debatet më pikante

Diskutimi i buxhetit të vitit 2012 është shndërruar në një maratonë ku kanë marrë fjalën pothuajse të gjithë deputetët e pranishëm. Seanca e nisur në orën 10 e 36 minuta të paradites ka vazhduar pa asnjë sekondë pushim deri pas mesnate. Deputetët largoheshin grupe, grupe për kafe ose për drekë, por salla nuk mbeti në asnjë rast bosh.

Deputetët e opozitës folën një nga një duke kundërshtuar buxhetin ndërsa ata të mazhorancës dhe ministrat folën në mbrojtje të tij. Pas pothuajse çdo deputeti të opozitës fliste edhe kryeministri Berisha (nëse ndodhej në sallë). “Shekulli” ka përzgjedhur disa nga debatet më pikante të seancës së djeshme.

 

Debatet pikante gjatë seancës:

Sali Berisha: Po punohet seriozisht për energjinë e erës, për ndërtimin e parqeve eolike madje, grupet e punës po shohin edhe mundësinë e biokarburanteve..

Reagojnë nga salla: Po s’do kesh më vend për arrorët pastaj…

Sali Berisha: Do mbillen miliona dru frutor. Në mbarë vendin është ndezur një pasion i papërmbajtshëm për mbjelljen e drurëve frutorë. Flini ju, vetëm kur një ditë të zgjoheni do shihni pyje. Shkoni shihni në Berat, shikoni plantacionet e ullinjve..

Erjon Braçe: Po leri ato se i ka bërë Enveri, shiko plantacionet e Lazaratit ti, atë bëj

Fatmir Toçi: Për të qeshur apo për të fyer Vlorën në zërat analitikë të buxhetit të 100 – vjetorit të themelimit të shtetit i jepen Vlorës vetëm tre milionë lekë për rikonstruksionin e Muzeut të Pavarësisë, si dhe 500 mijë lekë për pajisjet e nevojshme të këtij muzeu.

Sali Berisha: S’ke faj ti, s’ta dha ty “Kurbanin” ai, ja dha “Dudajt”. I nderuar deputet, gjatë fjalimit, të lutem mos më drejto pyetje se më kujton gafën historike që bëre me monumentin e 100 vjetorit, dole dhe u the shqiptarëve se monumenti i 100 vjetorit është monumenti i pavarësisë. Monumenti i pavarësisë është monumenti i pavarësisë, monumenti i 100 vjetorit është monumenti i 100 vjetorit të pavarësisë dhe me këtë dëshmove se as vlonjat, as shqiptar tamam nuk je.

Erjon Braçe: Po normal, se është akoma ai (Ferdinand Xhaferri) duke kërkuar eshtrat e Ismail Qemalit.

Erjon Braçe: Qeveria po mobilon me kushtet më të mira vilën e Kryeministrit Berisha në Vlorë (publikon kushtet e kontratës për mobilimin e Vilës Qeveritare në Vlorë). Çdo punonjës administrate duhet ta dijë që qeveria do ta paguajë me më pak lekë për këtë vit.

Arben Malaj: Vota ime kundër këtij buxheti, është votë kundër rrënimit të qytetarëve, është votë kundër dështimit tuaj që do ta pësojnë qytetarët.

Arben Ahmetaj: Vetëm me rritjen e taksave, Saliu merr 500 milionë dollarë qytetarëve në vit. Çdo pensionisti i merr 400 lekë në ditë. Po ju merrni të sëmurëve vetëm nga rritja e taksave për ilaçet nga 20 milionë euro në vit. Sipërmarrësit shqiptarë kanë paguar 30 perqind më shumë taksa të larta. Z. Kryeministër, të sfidoj, të ftoj të rrisësh taksën e rrogës tënde dhe timen dhe t’ia ulësh mësuesve dhe infermierëve

Sali Berisha: Po ju citoj disa rreshta të një shkrimtari. “Kravatën time më të mire do ia lidh kalit të parë që do më dalë para”. Ju sjell këtu Tiranën. Qytetarëve të Tiranës u kushtoi 5 mijë dollarë një pemë me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksën e gjelbërimit, por nuk thoni dot pyllëzuam Tiranën. Shko shikoje sheshin, mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Volët taksat e gjelbërimit dhe nuk mbollët dot asnjë pemë. Nga betoni kaloi në shesh të gjelbëruar. A e kuptoni se çfarë ishte piramida apo jo? Piramida nuk ndërtojmë më. Nuk bëjmë kurbane e rite të vdekjes. Ne kemi ritin e jetës. Atëherë më sulmuat kur fola për Harry Poter po tani që ju mbiu Kurbani tek dera e partisë? E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra që ju mbiu Kurbani juve.

Ben Blushi: Kollares po i vure llastik e var ku te duash. Po flet për taksat, por si ka mundësi, vetëm dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi është bërë mirë se më jep mundësi të shkoj në shtëpi 5 minuta më shpejt në shtëpi por a mund të ma thotë njeri si të shkoj më tek monumenti i Skënderbeut? Po pati mundësi Saliu të shkojë tek monumenti pa hequr këpucën jam gati ta ndjek dhe unë. Skënderbeu nuk duket nëse ka hipur mbi kalë apo mbi lopë dhe duket sikur po ha barë.

Sali Berisha: Sipas jush, i bie që 97 perqind e shqiptarëve janë të varfër kurse ju jeni në krye të tyre, jeni kurora. Po lërini ore këto, po vazhduat kështu do më lini edhe vite të tjera në pushtet ju mua, më shumë nga ato që kam deklaruar.

Ervin Koçi: Në Fier këshilltarëve socialistë po i u bëhet presion dhe terror për kryetarin e Këshillit të Qarkut..

Sali Berisha: Nëse nuk do të ishim në një shtet policor, do ju thosha që edhe ju ushtruat terror kur ish-nën kryetari i partisë sime kur votoi Kryetarin tuaj dhe ju e duartrokitët. Secili mund të votojë si e ndjen. Ti duhet të dish se lideri mund të jetë i mirë ose i keq, por mbi të gjitha duhet të frymëzojë. Pse largohen nga unë ata që largohen? Sepse unë ata nuk i frymëzoj dot.

Pse ju vjen keq juve kur unë ju them do të bëhemi si Zvicra, ke qenë ndonjë herë në Zvicër ti, ke qenë (i drejtohet Ervin Koçit)?

Ervin Koçi: Jo! (Shpërthejnë të qeshura në sallë)

 

 

Blushi: Borxhi publik të kufizohet me ligj

Deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar që Shqipëria të vendosë me ligj nivelin maksimal të borxhit që mund të marrë pasi pikërisht këto borxhe po bëhen shkak i rrënimit të ekonomisë të shumë vendeve. “Borxhi sot po zhyt ekonominë e Evropës sepse qeveritë paraardhëse nuk ditën ti vënë kufi. Ka ardhur koha për të kufizuar me ligj ndoshta dhe me Kushtetutë ndoshta. Është debat që duhet bërë në Kuvend. Borxhi publik kufizon jo vetëm këta që janë sot në pushtet, por ndoshta dhe ne nesër. Dëgjova mbrëmë ministrin që duke qeshur tha se edhe mund të rritet borxhi publik. Çështja është që borxhi të mos trashëgohet. Pritet të vijë në parlament një recetë për borxhi, privatizimet. Nuk kam gjë kundër privatizimeve, por ato nuk mund të bëhet kur Evropa është në krizë, kjo është koha më e keqe për shitje”,- tha Blushi.

Ai shpjegoi edhe paketën fiskale të opozitës duke thënë se baza e saj nuk është ajo që thitë mazhoranca se do i vihen taksa vetëm të pasurve. “Ne nuk themi që duhet të ngarkohen të pasurit, ne themi që duhet të çlirohen të varfrit. Ky është problemi. Se ky buxhet është ngritur mbi punën dhe jo mbi kapitalin, mbi fitimin. Dhe taksën e korrupsionit, paaftësisë, padrejtësisë sociale e paguajnë të varfrit e Shqipërisë që janë 90 perqind e tyre. Pyetja është pse të varfrit duhet të paguajnë më shumë detyrimin që lind nga paaftësia e qeverisë, korrupsioni dhe mbështetja e të pasurve, mbështetja e një klientele të pasurish. A ka sot në Evropë një shoqëri më të padrejtë, një shoqëri e cila takson njësoj kapitalistin dhe punëtorin e tij”,- tha Blushi.

 

 

Buxheti, Berisha përplaset me deputetët e PS për varfërinë

Rritja e mirëqenies së qytetarëve mori një pjesën më të madhe të debateve të djeshme në Kuvend për miratimin në parim të buxhetit të vitit 2012. Duke paraqitur shifra dhe analizuar ato sipas preferencave të tyre, të gjithë deputetët përmenden këtë aspekt të buxhetit. Sipas të djathtëve, buxheti është tepër realist dhe plotëson pritshmëritë e qytetarëve ndaj qeverisjes. Por, sipas të majtëve, buxheti është bërë për të pasuruar biznesmenët që ndodhen pranë qeverisë.

Kryeministri Berisha e nisi fjalën e tij me refrenin e viteve të mëparshme se ky buxhet është buxhet i zemrës së dhimbsur, i cili siguron rritjen e pagave dhe pensioneve. “Ky buxhet guxon dhe do të rrisë rrogat e pensionet e shqiptarëve, duke e bërë Shqipërinë ndoshta vendin e vetëm që këtë vit merr një vendim të tillë dhe ne i qëndrojmë plotësisht këtij vendimi. Është dyfishuar gjithashtu ndihma ekonomike. Kanë qenë vitet e rënies më dramatike të varfërisë. Në sajë të politikave të qeverisë, ky vend është vendi i vetëm në rajon, sipas të gjitha institucioneve botërore, që ka jo rritje, por ulje të papunësisë”,- tha Berisha.

Nga ana tjetër, të majtët renditën një mori treguesish, të cilët sipas tyre pasqyrojnë varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve dhe përfitimin e ulët që merr secili nga buxheti i qeverisë. Një ndër më debatet më të forta ishte ai midis Kryeministrit Berisha dhe deputetëve socialistë, Erjon Braçe, Ervin Koçi, Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj. Sipas Braçes, në vend të pasurimit të qytetarëve, qeveria po pasuron biznesmenët që ndodhen pranë saj.

Braçe, përmendi një tender të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për mobilimin e vilës qeveritare në Vlorë, në të cilën përcaktohen edhe cilësia tepër e lartë e materialeve që duhen përdorur. “…Tapetet do të jenë përzgjedhje prodhimi Afgan dhe Iranian, të punuara në materiale Mëndafshi 100 perqind dhe Leshi 100 perqind, tapete me punime dore, të natyrës klasike..! Ambienti që përshkrova më lart është rezidenca e Kryeministrit në Vlorë! Vetëm mobilimi i kushton çdo qytetari: 516 milionë lekë. Çdo fëmijë, qendër apo periferi, në qytet, mal apo fushë, që edhe tani që flasim lind, ushqehet, duke e ndarë kasollen me bagëtinë, ca metra katror të një dhome me prindërit; fle po aty mbi një minder dërrase; rritet i izoluar pa ditur se bota është edhe më e madhe e shfaqet në një tv flat screen; mëson-kur ndodh-me librin ndër duar pa pasur kurrë një tavolinë ku ta mbështesë; pa ditur ç’është një perde apo pa e parë kurrë veten në një pasqyrë”, – tha Braçe.

Më pas, pjesë e debatit u bë edhe Ahmetaj, i cili përmendi taksat e larta që aplikon qeveria mbi të punësuarit si dhe mbi bizneset. “Vetëm me rritjen e taksave, Saliu merr 500 milionë dollarë qytetarëve në vit. Çdo pensionisti i merr 400 lekë në ditë. Po ju merrni të sëmurëve vetëm nga rritja e taksave për ilaçet nga 20 milionë euro në vit. Sipërmarrësit shqiptarë kanë paguar 30 perqind më shumë taksa të larta”, – tha ai.

 

Rritje pagash apo indeksim sipas inflacionit?

Qeveria ka premtuar rritjen e pagave dhe pensioneve edhe gjatë këtij viti. Por , më shumë se rritje, ajo pritet të jetë një indeksim në nivelin e inflacionit vjetor. Ashtu si edhe këtë vit, qeveria nuk pritet të rrisë pagat e larta, ndërsa do të indeksojë pagat e mesme. Referuar tabelave të buxhetit, fondi për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm është vetëm 1 miliardë lekë. Po kaq ka qenë fondi edhe gjatë këtij viti ku më shumë se rritje, u aplikua në indeksim. Nuk do të ketë rritje për pagat e larta, rritje për pagat e mesme pritet të jetë deri në 3 për qind, e cila më shumë se rritje është indeksim. Pagat e ulëta pritet të kenë një rritje deri në 6 për qind. Rritja reale për këto të fundit është 3 për qind, pasi 3 për qindi tjetër shkon për të mbuluar koston e inflacionit. Shifra mesatare e inflacionit për këtë vit parashikohet në rreth 3 për qind. Për sa i parket pensioneve, rritja pritet të jetë e njëjtë me këtë vit. Ekzekutivi ka parashikuar një fond të veçantë në këtë drejtim, i cili është 1.5 miliardë lekë. Ky fond është i njëjtë me shumën e përcaktuar për këtë qëllim kur u shkurtua buxheti në korrik të këtij viti.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi të majtët se po votonin kundër rritjes së pagave dhe pensioneve, ndërkohë që socialistët i rikujtuan atij taksat e larta që aplikohen mbi pagën e çdo të punësuari.

 

Borxhi, 350 milionë euro vetëm interesat në 2012

Shqipëria do të paguajë edhe më shumë interesa gjatë vitit të ardhshëm. Referuar tabelave të buxhetit të diskutuar dje, deri në fund të vitit 2012, vendi parashikohet të paguajë rreth 49.6 miliardë lekë interesa kundrejt 47.8 miliardë lekëve që do të paguhen deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti. Një vlerë e konsiderueshme e detyrimit që do të paguhet, përbehet nga borxhi i marrë në tregun vendas. Rreth 40 miliardë lekë interesa, qeveria pritet t’ia paguajë bankave apo individëve në Shqipëri dhe 9.6 miliardë lekë bankave të huaja.

Ekzekutivi ka programuar një buxhet më të kujdesshëm për vitin 2012 duke parashikuar një deficit rreth 41 miliardë lekë, i cili është sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pavarësisht, kësaj rritja e kostos së borxhit për vitin 2012 nuk ka lidhje me huat që janë parashikuar të merren gjatë 12 muajve të ardhshëm por me ato që janë marrë në dy vitet e fundit, për të cilat tashmë duhet të fillojmë të paguajmë. Madje, ministri Bode, paralajmëroi rritje të mëtejshme të borxhit nëse situata hidrike do të vazhdojë e njëjtë. Qeveria do të detyrohet të marrë borxh për KESH-in që të mund të blejë energji duke kaluar mbi 60 perqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nivelin e borxhit publik.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit