Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Debati per Sportin dhe ca keshilla

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Kuriozitete - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Viron Bezhani*


Është e vërtetë që dhe sporti është pjesë e tranzicionit shqiptar, aq më tepër kur kemi dhe mosvlerësim për vlerat e tij. Vlerat e sportit janë si të rrafshit kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar. Problem kyç mbetet zbatimi në planin konkret të politikave në mbështetje të sportit dhe programeve zhvilluese. Në qoftë se kërkohet që në të gjithë sektorët, planet e programet përpiqen t’i afrohen standardeve të larta të botës së zhvilluar, akoma në sport zhvillimet janë empirike, jo bindëse në strategjitë e zhvillimeve respektive, jo në përputhje të zhvillimeve shkencore. Sot vihen re disa zhvillime, por bëhet fjalë për rritje, pasi po të shikojmë historinë e sportit, me gjithë vështirësitë e mëdha që ka kaluar vendi ynë në pikëpamje ekonomike, sporti njeh një histori rezultatesh sportive shumë pozitive.

Zhvillimi i sportit bëhet nëpërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Nëpërmjet pushtetit qendror, ne duhet të përmirësojmë kuadrin ligjor, i cili kërkon përmirësim të vazhdueshëm për t’iu përshtatur kërkesave të kohës, duhet të përmirësohet roli dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor në klube sportive. Konkretisht, pushteti qendror duhet t’iu japë më shumë autoritet klubeve sportive dhe paralelisht të kontrollojë funksionin e autonomisë. Të gjitha këto, rregullohen duke përmirësuar kuadrin ligjor. Ligjin për sportin dhe kodin për shoqatat civile.

Të njëjtën gjë duhet të themi për të gjitha organet sportive. Nëpërmjet pushtetit vendor, ne rregullojmë infrastrukturën ku duhet të jenë prioritet zhvillimet e reja. Aspekt tjetër i rëndësishëm është administrimi i terreneve sportive. Mendimi im është që duhet që objektet sportive nuk duhen privatizuar, ndërkohë që ndërmarrjet që menaxhojnë mund të jenë private në mënyrë që ndërmarrja të jetë e interesuar ta mirëmbajë atë.

Nëpërmjet pushtetit vendor, ne rregullojmë strategjinë e përgjithshme në marrëdhëniet Ministri–KOKSH-Federatë. Është e nevojshme që pas MTKRS-së të jetë një strukturë më e qëndrueshme, e cila të mundësojë realizimin e një bashkëpunimi sa më të mirë me KOKSH, Qendrën kërkimore shkencore dhe të gjithë federatat dhe organizatat sportive. Shpesh, këto organizata konsiderohen si vartëse, por që duhet të jenë në marrëdhënie partneriteti. Shteti nëpërmjet financimit, u siguron federatave mundësinë për të zhvilluar sportin e tyre dhe nga ana tjetër, federatat kanë përgjegjësi që nëpërmjet planeve të tyre të demonstrojnë këtë zhvillim. Kjo marrëdhënie do të ndajë përgjegjësitë mes palëve.

Një rendësi të madhe duhet t’u jepen studimeve shkencore, kontrollit antidoping. Studimi shkencor duhet t’i paraprijë të gjitha këtyre zhvillimeve, ndërsa kontrolli mjekësor duhet të jetë i vazhdueshëm. Jam i mendimit që ka filluar një punë e mirë në kontrollin antidoping. Sporti do të zhvillohet vetëm nëse do të zhvillohet edhe drejtuesi dhe teknikët e tij. Pra, investimi mi i madh që mund të bëj shteti është sigurimi i fondeve financiare që premtojnë rritjet dhe kualifikimin e drejtuesve të federatave, klubeve dhe trajnerëve. Shteti mund t’i dërgojë KOKSH-it për të organizuar kurse kualifikimi dhe rikualifikimi për drejtuesit e sportit në të gjitha nivelet.

Ka ardhur koha që drejtuesit e sportit të jenë më të aftë profesionalisht në marketing, raportet me shkollën, komunikimi me mjete moderne, bashkëpunimi me median, njohjen e raporteve publike, zhvillimin e aftësive në organizimin e aktiviteteve sportive. Pushteti lokal, nëpërmjet këshillit të tij, duhet të zhvillojë strategjinë për zhvillimin e sportit në qytete që mund të mbështetet në 2 shtylla kryesore, zhvillimin e kulturës sportive dhe marrëdhëniet e sportit për të gjithë qytetarët, e cila ka një impakt shumë të madh social dhe ekonomik në zhvillimin e qytetit.

Në zhvillimin e sportit cilësor që do të jetë krenaria e qytetit dhe kombit, sporti masiv duhet të ketë vëmendje të veçantë duke i krijuar mundësi të ushtrojnë sportin të gjithë, pasi sporti nuk është pronë e një grupi të caktuar njerëzish, ai ka vlera të mëdha për çdo qenie njerëzore për t’u rritur i shëndetshëm dhe me sa më pak probleme shëndetësore. Ndërsa sporti cilësor, bashkia duhet t’i krijojë mundësi t’i gjejë sponsor lokal.

Klubet nga ana tjetër duhet të kenë detyrim ligjor kthimin në shoqata ku të kenë asamblenë e tyre, komiteti ekzekutiv që do të ndikojë më mirë në mirëmenaxhimin e klubit. Bashkia duhet të mbështesë dhe në planin privat. Ndërtimi dhe menaxhimi i infrastrukturës private është biznes, por në thelb për atë që e ushtrojnë, kanë përfitime jetësore dhe të mëdha. Në këtë aspekt, shteti duhet të mendojë stimulimin e këtyre bizneseve, qoftë edhe me kushte lehtësuese.Ky investim që do të bëjë shteti, është një investim për të ardhmen e sportit dhe të gjithë shoqërisë.

 

*Mjeshtër i Merituar i Sportit

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit