Jemi ne nje situate te ngarkuar me konflikte politike e sociale dhe me nje numer te madh vrasjesh qe nga viti 2009, pergjate gjithe vitit 2010 dhe ne keto tre muaj te pare teketij viti. Keto dite kane ndodhur vrasje qe kane tronditur opinionin publik.
Situata eshte e renduar edhe nga efektet negative qe shkakton debati politik per te cilin duhet te punojme qe te gjithe qytetaret ta ndjekin me qetesi kete debat e te zgjedhin alternativat qe mendojne se i perfaqesojne me mire ne pushtetin vendor.
Politika konfliktuale mbetet nje problem shqetesues per ne mbasi kohet e fundit ka prodhuar ngjarje problematike si ajo e vrasjes se kater qytetareve ne protesten e dates 21 janar dhe disa perplasjeve shume te renda te qytetareve me policine.
Ne nuk mund te kemi sukses ne punen tone nese nuk kembengulim per tia bere te njohur opinionit publik se deformimi i kanunit e i vlerave te tij ka sjelle e vazhdon te sjell pasoja tragjike ne shoqeri.
Pa sqarimin e ketij deformimi dhe ndergjegjesimin e te gjithe qytetareve se cpermban Kanuni dhe cili eshte roli i tij ne nuk do mund ta bejme ligjin ndergjegje te qytetarit e si rrjedhoje nuk do kemi as shtet te konsoliduar te se drejtes as respektim te ligjit nga qytetaret.
Ndergjegjesimi per vlerat tona tradicionale per rregullin ne komunitet dhe te drejtat e njeriut do sjelle ne shinat e duhura sjelljen politike dhe qytetare ndaj ligjit, ndaj demokracise dhe shtetit te se drejtes, do riparoje shume deme qe jane bere demokracise e shtetit te se drejtes. Ligji duhet, domosdoshmerisht, te sundoje ne jeten e individit e te shoqerise.
Por ai nuk sundon nese nuk respektohet si jetike per vendin e qytetarin. Eshte ne interes te luftes sone kunder abuzimeve me ligjin, me demokracine dhe me shtetin e se drejtes dhe ne interes te perparimit te kombit qe ta promovojme kanunin.
Besa si kod nderi e virtyti ka luajtur rol jo vetem per ruajtjen e respektimin e normave te sjelljes se individit por edhe mbrojtjen e jetes shoqerore e politike te vendit duke imponuar bashkjetesen politike, harmonine fetare, marredheniet nderetnike brenda kombit. E drejta kanunore nuk lejon rrembimin e prones e pasurise se tjetrit, nuk lejon kurre pabarazi e shfrytezim te te varferit, nuk lejon prostitucion e prishje te familjes, nuk lejon korrupsion, mafie e padrejtesi.
Kanuni kerkon barazi para ligjit dhe zbatimin me perpikmeri te ligjeve te cdo kohe si domosdoshmeri e jetes, nenshtrimin ndaj rregullit ne komunitet qe nga prijesi deri tek me i thjeshti, dhenien e drejtesise dhe ndeshkimin e rrepte ndaj krimit. Mbi te gjitha mesazhet e kanunit qortojne rrepte hilen ndaj popullit dhe nuk mund te pranojne mafien ne drejtimin e puneve te shtetit. Ndaj populli shqiptar e ka kanunin me te shenjte se Biblen e Kuranin.
Politikanet shqiptare te cilet kane marre pushtetin dhe pergjegjesine per vendin nuk kane mundur te dallojne thelbin e ketyre kodeve e cilesive te popullit te cilit i perkasin, qe europianet i pranojne si kode e cilesi te vecanta te shqiptareve. Kjo vjen si rezultat i shkeputjes se lidershipit politik nga interesat e shoqerise ku ata jetojne.
Lidhjet e tyre te forta me perfitimet e pushtetit kane rrezuar kodin e tyre moral dhe rrenuar jeten e qytetareve, po e cojne shoqerine shqiptare drejt degjenerimit perfshire edhe kanunin i cili ne 20 vitet e tranzicionit post komunist aplikohet ne menyre te deformuar duke sjelle pasoja tragjike.
Eshte Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar qe ka hapur nje dosje per shqiperine ne gjykaten e Strasburgut per marrjen ne shqyrtim te shkeljes se te drejtave te pronareve dhe te persekutuarve politike ne Shqiperi si dhe nje tjeter ne gjykaten e Hages per skenaret kunder integritetit tone kombetar, per shqyrtimin e ngjarjeve te vitit 199, ngjarjen e gerdecit ku mbeten te vrare 26 qytetare te pafajshem nga afera te paligjshme dhe trafikimi i fshehte i armeve si dhe ndalimin e projekteve qe rrezikojne mjedisin dhe jeten qytetare ne territoret e banuara nga shqiptaret.
Po te shohim ngjarjet tragjike te diteve te fundit ato tregojne se familjet ne hasmeri jane edhe te pangujuara. Vrasjet e diteve te fundit ndodhen tek familje te pangujuara por qe treguan se ishin ne hasmeri shume te thelle. Kete gjendje hasmerie e kemi ne qindra familje te tjera te padeklaruara ne opinion per shkaqe nderi e vrasjesh te pazbuluara nga ligji.
Familjet ne hasmeri jane dhjetra here me teper se numri i familjeve te ngujuara apo te fshehura qe ne kemi evidentuar. Nuk mendojme se duhet qe policia te jape motivet apo numrin e vrasjeve qe ajo deklaron sepse ka qindra viktima te krimeve monstruoze te vrasjes e fshehjes se ketij krimi duke i shpallur viktimat si persona te zhdukur apo te vetvrae.
Polica ka dhene shifra 11 here me te vogla per numrin e vrasjeve per gajkmarrje se shifrat e dhena nga Ministria e Drejtesise dhe projekti bashkepunues me kete Ministri i Open Data, te verifikuara nga vendimet e dhena ne gjykate per kete motiv.