Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Rreth 1.6 milionë shqiptarë kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit. Ky është vlerësimi i ekspertëve të USAID-it, të cilët kanë punuar gjatë muajve të vjeshtës me tatimet për kryerjen e ndryshimeve ligjore ne ligjin për deklarimin e të ardhurave. Ndryshimet në ligj, të propozuara nga qeveria u miratuan përmes debateve dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, thelbi i të cilave ishin kapacitetet e organeve tatimore për të administruar njëherësh plot 1.6 milionë formularë deklarimi që do të dorëzojnë individët pranë tyre. Me ndryshimet e miratuara dje, afati limit për dorëzimin e formularëve do të jetë shtatori i këtij viti, ndërsa fillimisht ishte parashikuar muaji prill. Detyrimin për të deklaruar do ta kenë edhe emigrantët, të cilat kalojnë në Shqipëri më shumë se 6 muaj në vit.

Menjëherë pas parashtrimit të ndryshimeve ligjore nga ana e zv.ministrit të Financave, Alfred Rushaj, reaguan deputetët e majtë, të cilët vunë në dyshim kapacitetet përpunuese të administratës tatimore. Deputeti Arben Ahmetaj kërkoi shtyrjen e afatit për fillimin e deklarimit të të ardhurave të paktën deri në vitit 2014 apo 2015 me qëllim ngritjen e një sistemi të mirëfilltë informatik. “Meraku i opozitës është që ky ligj dhe numri i madh i deklarimeve do të bëjnë që sistemi të konfuzohet që në një moment edhe të mos arrijë të krijojë një marrëdhënie të shëndoshë, midis tij dhe tatim paguesit”, – tha ai. Rushaj ndërkohë, deklaroi se sistemi i përgatitur nga tatimet është provuar dhe funksionon.

Deklarimi i të ardhurave do të funksionojë nëpërmjet plotësimit të një formulari të posaçëm. Plotësimi i tij është i detyrueshëm për të gjithë ata që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit, ndërsa është fakultativ për të gjithë ata që kanë të ardhura deri në shumën 1 050 000 lekë në vit dhe që duan të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme. “Ky kufi mund të ndryshohet me ligj në vitet në vijim, në varësi të ecurisë së procesit dhe të edukimit të individëve deklarues. Propozimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është i lidhur me rekomandimin e USAID-it për rritje të pragut, me qëllim uljen e numrit të deklaruesve”, – shpjegohet në relacionin e draftit të miratuar dje. Shpenzimet e zbritshme janë: kontributet vullnetare në fondin e pensionit vullnetar; shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari; shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Pasi të kenë mbledhur formularët, organet tatimore bëjnë bilancin. Në rast se individët kanë paguar më shumë taksa në raport me të ardhurat, ata do të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme. Në rast se kanë paguar më pak, diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve do të tatohet me 10 për qind. Pikërisht në përpunimin e të dhënave qëndron edhe dyshimi i opozitës, pasi në parim pritet të deklarojnë të paktën 1.6 milionë persona. Kësaj shume i shtohet edhe numri i atyre që do të bëjnë deklarim vullnetar, pra ata që përfitojnë deri në 1 050 000 lekë në muaj. Për këta të fundit duhet edhe një angazhim shtesë nga ana e tatimeve. Plotësimi i formularit do të bëhet bazuar mbi vetëdeklarimet e qytetarëve. Atyre iu lihen dy mundësi korrigjimi brenda tre muajve pas depozitimit në organin tatimor të deklaratës. Por nëse kërkohet një korrigjim i tretë, atëherë mbi të do të aplikohen penalitete.

 

Shifra

1.6

milionë është numri i parashikuar u atyre që do të plotësojnë formularin e deklarimit të të ardhurave. Ky është numri maksimal i parashikuar nga ekspertët e USAID, ndërsa ekspertët e tatimeve mendojnë se numri i tyre arrin në rreth 1.2 milionë persona

166

mijë lekë në muaj të ardhura duhet të realizojë secili individ për të pasur të detyrueshëm përfshirjen në skemën e deklarimit të të ardhurave vjetore. Ligji synon të përfshijë pjesën e pasur të shoqërisë, të cilët kanë më shumë se 2 milionë lekë të ardhura në vit

 

Pragu 2 mln lekë prek vetëm të pasurit

Ekspertët e Ministrisë së Financave, të cilët kanë përpiluar ligjin kanë shpjeguar se pragu dy milionë lekë/vit të ardhura nga të gjitha burimet (nga 200 mijë lekë në vit që është aktualisht) është propozuar për të barazuar individin deklarues me të vetëpunësuarin që ka qarkullimin dy milionë lekë në vit.

Pragu dy milionë lekë në vit, do të thotë që një individ të ketë të ardhura 166 mijë lekë në muaj. Në bazë të të dhënave, për vitin 2009, paga mesatare për një punonjës të administratës shtetërore ka qenë 40 874 lekë në muaj. “Duke marrë për bazë të dhënat e disponueshme, evidentojmë se pragu dy milionë lekë/vit është i lartë, do të ngushtojë rrethin e deklaruesve drejt deklaruesve me të ardhura të larta, pra individët e pasur, me synimin e formalizimit të kësaj kategorie”,- shpjegohet në relacion.

 

 

Shembulli nga ligji për vetëdeklaruesit

Në këtë ligj është përcaktuar kufiri maksimal për lehtësi tatimore për kontribute vjetore, si vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15 perqind e të ardhurave vjetore bruto të anëtarit të fondit. Ndërkohë, kur anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25 perqind e të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas këtij përcaktimi, në rast se kontributi vjetor në fondin e pensionit vullnetar të një individi është 30 perqind x 1 050 000 = 315 000 lekë, atëherë me kufirin maksimal të lejuar nga ligji i pensioneve vullnetare, këtij individi, si shpenzim i zbritshëm, do t’i njihet shuma prej 200 000 lekësh. Nga ana tjetër, një individ me të ardhura vjetore në shumën 1 500 000 lekë, mund të derdhë si kontribute 5 perqind të pagës = 75 000 lekë, dhe në këtë mënyre ai do të jetë konform kërkesave të përcaktuara në ligjin e pensioneve.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 69 here.
Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimiDrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Gazmir Spahija Emirjon Senja Të ardhurat në buxhetin e shtetit po realizohen me ritme të ngadalta duke detyruar qeverinë që të ulë investimet në infrastrukturë me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor. Treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave pasqyrojnë një rritje me 2.5 për qind të të ardhurave në buxhet deri në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë kësaj...Lexo te gjithe artikullin »


» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit