Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deklarimi i te ardhurave, tatim 3 perqind per emigrantet

Publikuar me : 27.03.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Amnistia fiskale do te perfshije edhe legalizimin e te ardhurave te emigranteve. Te gjithe ata qe kane punuar jashte vendit dhe nuk i kane deklaruar te ardhurat e tyre do te mund ta bejne ate kundrejt nje tarife prej 3 per qind. Drafti i hartuar nga qeveria nuk ben ndonje dallim midis te ardhurave qe transferohen nepermjet sistemit bankar, apo atyre qe transferohen dorazi, gje e cila mbetet per tu qartesuar nga udhezimet qe do te dalin me pas nga Ministria e Financave, por nje gje eshte e sigurt, nese do te duan ti sjellin kursimet e tyre ne Shqiperi, emigrantet do te duhet te paguajne tatim.


Fakti u konfirmua edhe nga zevendesministri i Financave, Alfred Rushaj gjate komunikimit te djeshem me median. Kjo iniciative iu drejtohet te gjithe atyre qe ne nje menyre ose tjeter kane akumuluar kapital financiar dhe nuk kane paguar tatimet dhe taksat perkatese. Te gjithe ata qe deshirojne te legalizojne kapitalin e tyre dhe ta fusin ne qarkullim mund te bejne ate, - tha ai.


Çeshtja e legalizimit te te hollave te emigranteve eshte trajtuar se tepermi gjate diskutimeve per amnistine fiskale. Nje pjese e mire e emigranteve shqiptare punojne ne te zeze ne vendet ku kane shkuar duke mos paguar tatim apo taksa per te ardhurat qe perfitojne. Kjo gje i ben ata direkt subjekt te amnistise fiskale te shpallur se fundmi nga qeveria. Per sa i perket parave qe qarkullojne nepermjet sistemit bankar, ligji e njeh transferimin e kapitaleve nese ato zvogelohen ne vendin e origjines. Gjithsesi, drafti eshte ende ne diskutim dhe per percaktimin e moduleve sipas te cilave do te aplikohet amnistia per emigrantet do te duhet leshimi i udhezimeve perkatese nga Ministri i Financave.


Ne pergjithesi, deklarimi i te ardhurave do te jete procedure e thjeshte. Çdokush qe ka para per te deklaruar duhet ti drejtohet nje banke te nivelit te dyte dhe te plotesoje nje formular. Me pas, banka hap nje llogari ne emer te deklaruesit ne te cilen do te derdhen parate. Para se te hidhet ne llogari, shuma tatohet me 3 per qind.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 69 here.
Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimiDrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Gazmir Spahija Emirjon Senja Të ardhurat në buxhetin e shtetit po realizohen me ritme të ngadalta duke detyruar qeverinë që të ulë investimet në infrastrukturë me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor. Treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave pasqyrojnë një rritje me 2.5 për qind të të ardhurave në buxhet deri në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë kësaj...Lexo te gjithe artikullin »


» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit