Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Politike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të katër ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet:
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, dekretoj shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneral brigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Topi ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë edhe të Kundëradmiral Kudret Çelës, Komandant i Forcave Detare; nxjerrjen në rezervë të Gjeneral major Arian Zaimit, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes; dhe nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore Gjeneral Major Maksim Hamza Malaj.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Presidencës, dekretet janë propozuar nga ministri i Mbrojtjes dhe hyjnë në fuqi menjëherë.